Lifestyle

Keni gurë në veshka? Ju nevojiten vetëm dy përbërës, ja kura ideale

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 08 August 2024

Rrushi është një frut i jashtëzakonshëm sa i përket përmbajtjes së antioksidantëve. Në tërësinë e tij, rrushi përmban ushqyes të panumërt që e mbrojnë organizmin nga dëmet që shkakton stresi oksidues.

Për më tepër, rrushi ndihmon në çaktivizimin e radikaleve të lira që shkatërrojnë qelizat.

Sipas të dhënave, përbërësit aktivë tek farat dhe lëkura e rrushit kanë aftësinë të rimëkëmbin veshkat dhe t’i pastrojnë ato nga toksinat.

-Advertisement-

Në këtë pastrim përfshihen edhe mbetjet e ndryshme si acidi urik apo kimikate të tjera. Konsumi i rrushit në mënyrë të rregullt është një hap i mençur për të eliminuar gurët e veshkave.

Në këtë artikull do të mësoni se si të përgatisni një lëng shumë të thjeshtë kundër këtij problemi shëndetësor.

Lëngu i rrushit me piper të zi

Përbërësit

1 gotë me kokrra rrushi

2 lugë çaji me piper të zi kokërr.

Përgatitja:

Për këtë recetë mund të përdorni rrush të zinj me fara bashkë me piperin kokërr. Puna nis me pastrimin dhe larjen e rrushit dhe hedhjen e kokrrave në një mikser.

Më pas, mund të shtoni kokrrat e piperit të zi dhe t’i përzieni së bashku për disa minuta për të përfituar një lëng të trashë.

Hidheni lëngun në një gotë dhe pijeni një herë në ditë.

Kura natyrale kundër gurëve në veshka duhet vazhduar për tre ditë nga një gotë. Lëngu i kombinuar i rrushit me piperin e zi ndihmon në shpërbërjen e gurëve në veshka dhe eliminimin e tyre.

Piperi i zi, mbreti i erëzave

Piperi i zi njihet ndryshe si ‘Mbreti i Erëzave’ dhe këtë titull e ka marrë falë vlerave shëndetësore që përcjell.

Piperi i zi është një burim i pasur mineralesh si manganic, bakri, magnezi, kalçiumi, fosfori, hekuri dhe kaliumi. Ai përmban vitaminat C, K, B6, riboflavinë, fibër dietike, proteinë dhe karbohidrate.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera