Rozë

Këngëtarja shqiptare largohet përfundimisht nga Shqipëria (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 27 August 2017

Vetëm para pak javësh ajo organizoi dasmën e saj e cila ishte një surprizë për të gjithë dhe tani largohet përgjithmonë nga Shqipëria.

Këngëtarja Ertila Koka me anë të një postimi ka njoftuar se polargohet nga vendi për të jetuar në Itali me bashkëshortin e saj.

“Mirupafshim Tiranë- Mirupafshim vendi im i bukur ku u linda, u rrita, u shkollova dhe u dashurova. Erdhi koha të largohem drejt një të ardhme totalisht të re për mua(Itali-Milano). Do më marrë malli, e di pafund. Në vecanti për familjen time dhe 3 motrat e mia Aldorën, Danjën dhe Onën që nuk jam ndarë njëherë të vetme nga ato. Ju dua pafund motrat e mia të bukura, pasuria më e madhe në jetën time. Faleminderit të gjithë ju miqtë e mi për miqësinë tuaj, ju dua shumë. Të gjithë ju miq dhe bashkëudhëtarë në karrierën time që keni dhënë ndihmesën tuaj të madhe. Faleminderit ju fansa nga zemra për gjithë dashurinë tuaj që më keni dhënë ndër vite. Ju premtoj pas një periudhe pak pause që bëra nga dasma do të vij me projekte të reja, këtë vit e në vazhdim. Nuk do t’ju zhgënjej kurrë. Do të shihemi së shpejti. Me shumë dashuri, Ertila Koka.”/ Gazeta Express/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera