Rozë

Këngëtarja me famë botërore, Madonna, është fotografuar me të dashurin e saj të ri, 37 vite më i vogël se ajo/Pamje

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 14 August 2024

Këngëtarja me famë botërore, Madonna, është fotografuar me të dashurin e saj të ri, Akeem Morris, i cili është 37 vite më i vogël se ajo.

Ikona e pop-it është shfaqur krah për krah me 28-vjeçarin rrugëve të Portofinos, në Itali.

Akeem, i cili është një futbollist i lindur në Xhamajka, ka qenë pjesë në xhirimeve të 65-vjeçares për kopertinën e revistës “Paper” në gusht të vitit 2022.

-Advertisement-

Çifti i dashuruar ndodhet në Itali, ku mesa duket po pret që të festojë 66-vjetorin e Madonna-s, më 16 gusht.

Ndërkohë kujtojmë se lidhjen e tyre e bëri publike këngëtarja e famshme, e cila në muajin korrik postoi disa fotografi në “Instagram” ku shfaqej edhe 28-vjeçari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera