Këngëtarja me famë botërore Adele ngre dyshimet se është martuar në fshehtësi
Autori: Gazeta inFokus
14:28 | 18 September 2023
Adele e ka quajtur krejt rastësisht Rich Paul si bashkëshortin e saj, gjatë një koncerti në Las Vegas, mbrëmjen e së shtunës, duke ngritur dyshimet se dyshja ka kurorëzuar dashurinë në martesë.
Një grua nga audienca i është drejtuar këngëtares me zë të lartë, duke thënë: “Do të martohesh me mua?“, në një klip që është bërë tepër viral në rrjetin social TikTok.
“Nuk mund të martohesh me mua. Unë tërhiqem nga gjinia e kundërt dhe bashkëshorti im është këtu sonte”, i është përgjigjur Adele.
Fansja i është përgjigjur: “Mund ta provosh?” dhe Adele i ka thënë: “Jo, nuk dua fare ta provoj. Jam me Rich. Ti je e çmendur, më lër rehat”.
Adele dhe agjenti sportiv, kanë nisur të shoqërohen me njëri-tjetrin prej dy vitesh. Ata e pranuan publikisht romancën e tyre në korrikun e vitit 2021, teksa ishin ulur pranë njëri-tjetrit në një lojë të “NBA”.
Prej gati një viti këngëtarja është parë të mbajë një unazë diamanti në gishtin e saj të majtë por kur është pyetur rreth saj, ajo ka thënë se nuk është një unazë fejese por ajo thjesht i pëlqen këto lloj bizhuterish.
Adele dhe Rich janë takuar me njëri-tjetrin në një festë ditëlindjeje të një miku të përbashkët. Këngëtarja e njohur shpesh herë e ka vlerësuar të dashurin e saj, duke u shprehur se kjo romancë është më e lehta që mund të ketë patur ndonjëherë në jetë.
“Ai është i mrekullueshëm. Bën shumë shaka dhe është shumë i zgjuar. Eshtë vërtet e pabesueshme të shohësh atë që ai bën”, ka thënë këngëtarja për Paul.
Muajin e kaluar, gjatë një koncerti në Las Vegas, këngëtarja e njohur e “Skyfall” ka zbuluar se është gati të ketë një tjetër fëmijë. Ajo ka një djalë 10-vjeç, Angelo, nga martesa e saj 3-vjeçare me Simon Konecki.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































