Rozë

Këngëtarja e famshme reagon pas akuzave për fyerje të fesë islame: Kemi lënduar motrat e vëllezërit myslimanë

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 07 October 2020

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, ka vendosur që të reagojë dhe të kërkojë falje pasi u akuzua për fyerje të fesë islame.

Riri ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku tregon se ka qenë një veprim pa qëllim të keq. Ajo ka shtuar gjithashtu se është e lënduar nga ajo që ka ndodhur.

Në një reagim në rrjetet sociale, këngëtarja shprehet se ka qenë një veprim pa qëllim të keq, duke

-Advertisement-

“Unë do të doja të falenderoja komunitetin mysliman për vënien në dukje të një detaji të madh që ishte padashur fyese në shfaqjen tonë. Më e rëndësishmja do të doja të ju kërkoja falje për këtë gabim të madh, por pa qëllim. Ne e kuptojmë se kemi lënduar shumë nga vëllezërit dhe motrat tona myslimanë, dhe unë jam jashtëzakonisht e dëshpëruar nga kjo gjë. Unë nuk luaj me asnjë lloj mosrespektimi ndaj Zotit ose ndonjë feje dhe e di se vendosja e këngës në projektin tonë ishte plotësisht e papërgjegjshme. Do sigurohemi që asgjë e tillë mos të përsëritet më. Faleminderit për faljen dhe mirëkuptimin”, shkruan këngëtarja në postimin e saj.

Nga ana tjetër kujtojmë se këngëtarja nga Barbadosi pak ditë më parë ka prezantuar linjën e re të veshjeve intime.

32-vjeçarja u përball me shumë reagime nga interneti pasi ajo është akuzuar për mosrespektim të vlerave të islamit duke përdorur një këngë që ka vargje të Hadithit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera