Fun & Video

Me kend ishte dashunue Princesha Diana, ngone dokumentarin ma shokues deri tash! (video)

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 31 July 2017

Vllau i princeshës Diana, Charles Spenser, asht përpjek me ndalë emetimin e filmit dokumentar në Britani të Madhe, në të cilin e ndjera princeshë evokon jetën e saj të dashnisë dhe martesën e dështueme me princin Charels, shkruejnë mediat britanike, percjell gazetametro.net.

Kanali britanik i televizionit Channel 4 ka konfirmue në bisedë me vllanë e Diana’s, Charles Spenser, se dokumentari megjithatë ka m’u emetue siç asht parapa me program, të Diellën më 6 Gusht.

Princesha Diana në dokumentar zbulon se si pesë vjet mbas kunorëzimit, tue kajtë ka shkue te Mbretnesha dhe ka konfirmue se martesa e saj me Charles’in asht “pa dashni”.

-Advertisement-

“Shkova te nana kryesore dhe i thashë: “Nuk di ç’të bajë”. Ajo mu përgjigj se as ajo nuk di se ç’të bajë. Kaq. Kjo ishte “ndihma” e saj, kishte thanë Diana.

Diana në film flet se si kishte mendue që të arratiset nga pallati i Buckingham’it në vitet e 80’ta me trupnojën e vet Barry Mannakee, në të cilin ishte dashurue, e i cili në vitin 1987 vdes në nji aksident trafiku.

Princesha madje dyshon se i dashuni i saj ndoshta “ishte likuidue”.

Në film Diana gjithashtu flet për problemet martesore me Charles’in dhe e kritikon familjen mbretnore, sidomos Mbretneshën Elizabeth e Dyta e cila , siç pretendon, nuk i dha përkrahje.

Filmi Diana: Me fjalët e veta (Diana: In Her Own Words) asht xhirue në bazë të incizimeve në vitet 1992 deri 1993, të cilin e ka ba Peter Settelen, profesori i diksionit i princeshës, e cila ka vdek më 31 Gusht 1997 në aksident trafiku në Paris.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera