“Kemi ndërrim të qëndrimeve të tij”, deputetja e LDK-së: Sinjale që Kurti është i gatshëm ta formojë Asociacionin
Autori: Gazeta inFokus 22:02 | 02 February 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka propozuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës 6 kushte për themelimin e Asociacionit.
Derisa së fundi ka pasur presion ndërkombëtar që ai të formohet dhe për të cilin janë mbajtur takime, ky po shihet si ndryshim i qëndrimit të Kurtit lidhur me këtë temë, të cilën e ka kundërshtuar që nga nënshkrimi i marrëveshjes në Bruksel.
Kurti ka prezantuar këto 6 kushte:
1.Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.
2.Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë/bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave sipas Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisje lokale (kreu 5).
3.Të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve respektive si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane.
4.Para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.
5.Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke. Dhe, vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës.
6.Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë shtetet anëtare të BE-së, dhe tek të tjerat, për mospranimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimit Evropian që paraqet edhe shkelje të po asaj marrëveshjeje Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013.
Lidhur më këto kushte të kryeministrit, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thotë se ato janë sinjale të qarta se ai është i gatshëm ta formojë Asociacionin dhe se ai është konsistent në ndryshim të qëndrimeve të tij.
“Kushtet për të cilat foli sot Kryeministri Kurti në Kuvendin e Republikës së Kosovës lidhur me formimin e Asociacionit, janë sinjale të qarta se ai është i gatshëm për të themeluar atë. Pra, kemi ndërrim qëndrimesh nga ana e tij, ngjashëm siç ka vepruar me çdo çështje tjetër prej që e ka marrë pushtetin. Pra, Kurti është treguar konsistent në ndërrimin e qëndrimeve”, thotë ajo për Gazeta Blic.
Sipas Krasniqit, Asociacioni duhet të formohet vetëm sipas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese dhe çdo version tjetër do të kundërshtohet fuqishëm nga LDK.
“Megjithatë krijimi i Asociacionit mbetet i pranueshëm vetëm sipas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese. Çdo propozim apo version tjetër anti-kushtetues do të kundërshtohen fuqishëm nga ne”, deklaron deputetja Rrezarta Krasniqi.
Të tjera
-
“Një qeveri e re do të jetë rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit” – Kryetari i PDK-së i bindur për fitore
Para pak minutash ka nisur tubimi i hapjes zyrtare të fushatës elektorale ng...
-
PDK-në nuk po e zë salla “1 Tetori”
Partia Demokratike e Kosovës, pas pak minutash, do të hapë zyrtarisht fushatë...
-
PDK mbush plot sallën 1 Tetori në Prishtinë, hapet zyrtarisht fushata
Përkrahësit e Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur tashmë në sallën 1...
-
“Gati për të vazhduar raportin Francë Kosovë” – Ambasadori Guerot kthehet në Prishtinë pas takimit me Macron në Paris
Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, ka njoftuar se është nisur...
-
Kurti nis fushatën me Ferdonije Qerkezin, Zogaj: Duhet pasur karakter të fortë të mashtruesit për të bërë diçka të tillë
Analisti kosovar, Petrit Zogaj, ka komentuar një fotografi që Kurit e ka publ...
-
“Po punohet cep më cep” – Durmishi bën fushatë edhe me pastrimin e rrugëve nga bora
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka shfrytëzuar pastrimin ...
-
KQZ funksionalizon platformën online për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e ...
-
Jeta Rafuna – Gruaja më e votuar e LDK-së në Komunën e Prishtinës, i hyn garës për deputete me numrin 45
Shefja e Grupit të Asambleistëve të LDK-së në komunën e Prishtinës, Jeta Rafu...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës në Ferizaj, arrestohet një person, kapen rreth 20 mijë euro ‘cash’
Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore–Ferizaj, më 10.01.202...
-
Daut Haradinaj dhe Engjëll Koliqi kritikojnë Qeverinë Kurti për injorim të Vitisë
Dy kandidatët për deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradin...
-
Vuçiq thotë se Azerbajxhani ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz
Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz për shkak të disa pro...
-
Kryetari Rama: Reshjet pa ndërprerjne po e vështirësojnë situatën, mirëpo ekipet përgjegjëse janë angazhuar intenzivisht
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ekipet përgjegjëse janë angazhua...