Fun & Video

Këmbëngulësia, çelësi drejt realizimit të ëndrrave

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 05 February 2018

Aftësia për të punuar drejt realizimit të një qëllimi pas ballafaqimit me shumë pengesa mund të jetë e vështirë për shumicën e njerëzve – por, siç thotë Rhodri Jones, kalimi i pengesave vetëm sa i bën rezultatet e punës së vështirë më të ëmbla!

Për të arritur sukses nevojiten një numër i madh i karakteristikave personale. Talenti, përkushtimi, dedikimi dhe përqendrimi – të gjitha këto janë gjëra që duhet pasur për ta shijuar suksesin, transmeton Telegrafi.

Por ekziston një karakteristikë e domosdoshme e cila gjendet mbi të gjitha, dhe ajo është fuqia e këmbëngulësisë. Kur i shihni njerëzit më të suksesshëm përgjatë gjeneratave të ndryshme, e shihni se fuqia e këmbëngulësisë ka qenë ndër faktorët kryesorë që ua ka mundësuar suksesin.

-Advertisement-

SUKSESI

Suksesi është rrugëtimi i gjatë i mbushur me pengesa dhe sfida çdo njeri që mendon ndryshe, patjetër se është i destinuar të dështojë. Asnjë na ne nuk jemi imun ndaj sfidave dhe vështirësive të cilat na i sjell jeta para nesh, por ne e kemi fuqinë të përcaktohemi se si të ballafaqohemi me to.

Pra, çfarë bëni ju kur përballeni me një pengesë apo sfidë? A hiqni dorë dhe bëni diçka tjetër? Apo gjeni ndonjë mënyrë si ta tejkaloni atë në mënyrë që të punoni më shumë drejt përmbushjes së qëllimit?

Fatkeqësisht jetojmë në një shoqëri që vazhdimisht është në kërkim të mirënjohjes dhe shpërblimit të menjëhershëm. Ëndrrat tona gjuhen në bërllok kur e kuptojmë se nuk mund t’i realizojmë brenda nate.

Është e rëndësishme të kujtojmë se çdo pengesë që na del në jetë është pjesë e domosdoshme për rritjen dhe zhvillimin tonë.

Pengesat janë të pashmangshme prandaj duhet t’i pranojmë ato, të ballafaqohemi me to dhe të vazhdojmë tutje drejt suksesit.

Në foto: Thomas Edison

Mos të harrojmë faktin se Thomas Edisoni kishte dështuar 10,000 herë për ta shpikur poçin elektrik, por kjo nuk e kishte ndalur atë.

Në fakt, kur ishte pyetur për dështimet e tij, ai ishte përgjigjur: “Unë nuk kam dështuar, por thjesht i kam zbuluar 10,000 mënyra të cilat nuk funksionojnë”.

Ky është vetëm një shembull i thjeshtë, por lista është e gjatë me njerëz të suksesshëm të cilët e kanë gjetur suksesin si meritë e këmbëngulësisë.

Nëse keni ndonjë ëndërr apo synim për ta realizuar, përkushtohuni në të çdo ditë. Është lehtë të hiqni dorë, por mbani mend se nuk ka gjë më të mirë sesa shijimi i suksesit – e ai vjen vetëm pas tejkalimit të vështirësive!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera