Lajme

Kelmendi – Haradinajt: Trego çfarë lidhje kam me Besnik Bislimin

Autori: Islam Morina 21:36 | 27 July 2021

I apostrofuari nga Ramush Haradinaj, si i afërt me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, Feim Kelmendi, është inkuadruar direkt në emisionin “Debat Plus”, ku i ka bërë pyetje Ramush Haradinajt se cila është lidhja e tij me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërkaq Haradinaj i ka kthyer përgjigje atij, duke i thënë se ai nuk është parë me asnjë politikan tjetër, por vetëm me zëvendëskryeministrin Bislimi dhe se sipas VV-së vetëm familjarët e tyre po dalin ekspertë të mirë.

“Fakti që u pa me të do të thotë shumë, sepse ai nuk u pa as në përkrahje të Kadri veselit as të Ramush Haradinajt. Po del që të afërmit e qeveritarëve të VV-së janë profesionistët më të mirë në këtë vend”, ka thënë Haraninaj duke iu përgjigjur Feim Kelmendit.

-Advertisement-

Kujtojmë se Kerlmendi është parë në një foto me Besnik Bislimin, me ç’rast pas ardhjes në pushet të Vetëvendosjes është emëruar në si njeriu kryesor për financa nga Bordin e Telekomit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera