Lajme

Kelmendi – bashkëatdhetarëve: shfrytëzoni ” armën ” më të fuqishme në botë

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 29 May 2017

`Kreu i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka një mesazh për bashkatdhetarët.

Mesazhi i plotë:

Të dashur bashkëatdhetarë, shfrytëzoni ” armën ” më të fuqishme në botë !

-Advertisement-

Të dashur bashkëatdhetarë, ju çdoherë e keni ndihmuar vendin tonë.
-Keni dhënë shumë për fondin ” 3%” ( që ende as ju dhe as ne nuk dijmë se ku u avullua ai fond ).
-Keni dhënë shumë për fondin ” vendlindja thërret ” , që gjithashtu flitet se edhe ky fond u keqpërdor.
-Keni marrë pjesë vullnetarisht në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës duke luftuar për popullin dhe vendin tuaj – Kosovën.
-Po vazhdoni ta ndihmoni përsëri popullin dhe vendin tuaj.

Ndërsa, juve iu kanë bërë shumë padrejtësi që ju të votoni për popullin dhe për vendin e juaj, për të cilin vend keni dhënë shumë.
Iu kanë vështirësuar dhe pothuajse pamundësuar që të votoni.
Këtë e kanë bërë qëllimisht qeveritë e pasluftës, ngase e kanë ditur që juve nuk munden të iu gënjejnë dhe mashtrojnë për punësime apo asfalltime të rrugëve.
Dhe nuk kanë dashur që ju të votoni, ngase të gjithë e dijmë se ju do ta goditni të keqen.

Tani kam një kërkesë për ju. Pasi që ndodhemi në Muajin e Bekuar të Ramazanit dhe pasi e dijmë se atij që i bëhet zullum dhe padrejtësi, lutja e tij pranohet, atëherë kërkojmë nga ju që të luteni për ne, për popullin e juaj dhe vendin e juaj.

Luteni ZOTIN që në vendin tonë të fitojnë ata që janë të drejtë, të pastër, të sinqert , të shkolluar dhe të pakorruptuar.
Juve ju kanë bërë shumë zullum dhe padrejtësi, prandaj shfrytëzoni ” armën ” më të fuqishme në botë ” duanë-lutjen ” .

Me këtë armë do të thyeni çdo gjë dhe do ta ndihmoni shumë popullin dhe vendin e juaj.

Me respekt,
Gëzim Kelmendi
Kryetar i Partisë FJALA

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera