Rozë

Kelly Brook: Jam më seksi se kurrë! (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 21:05 | 03 April 2018

Ka qenë seks-simboli i Anglisë për më shumë se 20 vite dhe Kelly Brook thotë se trupi i saj është aktualisht më i mirë se kurrë

Edhe pse e ka nisur karrierën në moshën 16-vjeçare, ajo është ende shumë e kërkuar sot, edhe pse 38 vjeç. Është gjithashtu më e mbushur dhe më e lumtur.

“Kur plakesh, e kupton që pamja e jashtme nuk është gjëja më e rëndësishme. Sigurisht që kujdesem për veten dhe nuk e lë pas dore, por nuk mundohem të konkurroj një 20-vjeçare. Takoj shumë femra të bukura me trup fantastik, por ato janë gjithë kohën te doktori duke marrë botoks ose duke bërë tatuzhe. Duan gjithmonë të ndryshojnë dhe nuk janë të lumtura me atë që kanë. Unë tani jam më e lumtur me trupin tim sesa kur isha e re”, u shpreh Brook për “The Sun”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera