KEK-ut i delegohen detyra shtesë rreth sigurimit të energjisë elektrike

Autori: Gazeta inFokus
19:39 | 18 August 2022
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin e gjerë publik se KEK-ut i janë deleguar detyra shtesë për të siguruar energji elektrike, përkundër faktit se kjo përgjegjësi është e furnizuesit publik.
Lidhur me këtë, KEK sot ka pranuar disa rekomandime nga Komiteti Teknik për Energji.
Rekomandimi kryesor është që KEK të shfrytëzojë mjetet e mbetura (rreth 7 milionë Euro) nga subvencioni i bartur nga Qeveria e Kosovës për import të energjisë elektrike, për të mbuluar kërkesën vendore, pra me qëllim të furnizimit të pandërprerë dhe eliminimit të devijimeve.
Aktualisht, KEK është duke punuar intensivisht me Ministrinë e Ekonomisë në finalizimin e marrëveshjes për jetësimin e rekomandimeve të Komitetit Teknik të Energjisë.
Për më tepër, në kohën kur në vendin tonë rritet konsumi, KEK po vazhdon të pranoj një sasi të caktuar të energjisë elektrike nga Korporata Elektro-energjetike Shqiptare (KESH).
Kjo sasi po merret nga depozitimi që KEK-u kishte bërë për disa muaj në KESH dhe po vazhdon të depozitojë sa herë që KEK-u ka teprica. E gjithë kjo me qëllim furnizimit të konsumatorëve fundorë dhe evitimin e reduktimeve.
Në këtë drejtim, KEK deri më tani ka depozituar mbi 120.000 MWh, ndërsa gjatë 4 ditëve të fundit nga KESH-i kemi pranuar rreth 3500 MWh.

Të tjera
-
Në Fushë Krujë qytetari kërkon të votojë edhe për bashkëshorten
Nis votimi në qendrën numër 1302/00 në Fushë Krujë. Në 50 minuta janë par...
-
Rama thirrje shqiptarëve: Sot është Dita e Shqipërisë, votoni
Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje shqiptarëve për të votuar ditën e sot...
-
100-vjeçari hedh votën në Tiranë: Kam votuar që në vitin 1946
Një 100-vjeçar ka hedhur votën në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” në Tiranë. ...
-
E pazakontë në Lushnjë/ Dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit
Një dollap i vjetër në qendrën shëndetësore të fshatit Zhanë në këtë ditë zgj...
-
Zgjedhjet në Shqipëri, Avdyli: Sot do lindin alternativa të reja
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka shkruar për zgjedhjet në S...
-
Arrestohet bashkëshorti i kandidates së PD’së- Pretendoi se ka blerje votash në Rrëshen, po drejtonte makinën i dehur
Bashkëshorti i kandidates së PD, Elda Hoti është arrestuar, pas një incidenti...
-
Publikohen pamje nga ceremonia e varrimit të stilistit Festim Isufi – bashkëshortja e tij shfaqet me plag në dorë
Të shtunën, më 10 maj 2025, qyteti i Gjilanit i dha lamtumirën e fundit stili...
-
Ushtroi dhu* në fizike dhe psikike ndaj të dashurës, arrestohet
Në Pejë është arrestuar një person pasi derisa ishte në një lidhje me viktimë...
-
Policia nis hetimet për vdekjen e një gruaje në Pejë
Pasditen e së shtunës, ekipi mjekësor në Pejë ka raportuar në polici se vikti...
-
Sot mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri
Shqipëria voton këtë të diel Parlamentin e ardhshëm. 5,225 Qendra Votimi n...
-
Aksident me fatalitet në Komoran, vdes shoferi i kamionit
Një aksident mes dy kamionëve ka ndodhur pasditen e së shtunës në Komoran. ...
-
Zgjedhjet në Shqipëri, Basha votoi për herë të parë me vajzën
Lulzim Basha ka votuar sot në zgjedhjet nacionale të Shqipërisë. Ai ishte ...