KEK-u rrezikon të humb investitorët gjermanë pas kërcënimeve të vazhdueshme
Autori: Gazeta inFokus
21:47 | 03 Shtator 2017
Kryesia dhe trajneri i klubit futbollistik “KEK”-u kanë paralajmëruar dorëheqjen e tyre pas kërcënimeve të vazhdueshme që kanë marrë javëve të fundit.
Në një komunikatë për media kryesia e klubit ka bërë të ditur se kjo po ndodhë pikërisht në kohën kur investitorë gjermanë kanë zgjedhur “KEK”-un-un për të investuar, shkruan Infokusi.com
Sipas kryesisë së KEK-ut, rreziki më i madh në këtë mes është largimi i investitorëve nga ky klub, gjë të cilën po e duan ata që po sulmojnë dhe kërcënojnë.
Më poshtë mund të gjeni komunikatën e plotë të kryesisë se KEK-ut:
“Me ane te kesaj shkrese duam të sqarojm opinionin futbolldashës të Obiliqit por njeherit dhe gjithë opinonin e futbollit te Kosoves ne lidhje me ecurit dhe ngjarjet e fundit te klubi futbollistik “KF KEKU”Para nje kohe kur morem lajmin per interesimin e investitorve Gjermane ne klubin tone ,te gjithe ishim me shpresen dhe optimizmin qe do ta shohim prap klubin tone ne nivelet me te larta te futbollit te Kosoves. Kjo sepse ne radhe te pare ishte fat që erdhen investitoret ne Kosove aq me teper ishte fat i yni qe ata erdhen dhe tek klubi jonë .Interesimi i tyre eshte i pa kontestuara qe ne nje projket afatgjat klubi te jete ne nivel profesionit ,dhe objektivi kryesore per kete stinor eshte ri kthimi ne superligen e Kosoves ,gjë per te cilen kryesia ka bere disa transfere ne arritjen e keti qellimi nder te tjera vlen te permenden futbollistet si : Liridon Kukaj ,apo dhe dy reprezentusit e perfaqsueses u21 Almir Hajzeraj dhe Drilon Tejeci.Mirpo duket qe dikujt po i pengon ky fakt sepse jo te gjith duan ta shohin Kekun ne rruge te mbar , kjo per faktin qe javet e fundit kemi hasur ne probleme te mdha ,duke pranuar dhe kercnime qe janë drejtuar drejt shtabit te trenerve gjithashtu dhe kryesisë se klubit ,vlen te theksohet qe pas ndeshjes se djeshme eshte kercnuar kryesia dhe treneri . Andaj duke mar per baze kete situate te krijuar ne paralajmrojm dorheqje nga klubi sepse eshte e veshtir te punohet ne situate te till ku gjdo dite hasim ne kercnime dhe sulme nga njerz te ndryshem te cilet nuk ja dojn te miren klubit po as futbollit ne pergjithsi . Gjithashtu dhe rreziku i madh qe investitoret gjerman te largohen eshte shume i madh pas ketyre ngjarjve te fundit .Ne pamundsi per te vepruar ne kerkojm falje gjithe stafit ,lojtarve ,prindve dhe sportdashësve te komunes se obligjit ,sepse projketi yne nuk mund te vazhdoj ne kete form nese nuk merret nje vendim per ndryshimin e ksaj situate , ne duam mbeshtetjen tuaj qe ta vazhdojm rrugen e projektit qe Keku te ri kthehet ne Superligen e Kosoves . Ne rast se situata te tilla vazhdojn ateher ne jemi te detyruar te terhiqemi nga ky projekt dhe te largohemi nga klubi . Me rrespekt : Kryesia e klubit”/INFOKUSI

T� tjera
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...


































