KEK-u ka realizuar 20 milionë euro fitim
Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 03 September 2018
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), e ka mbyllur vitin 2017 me 19,75 milionë euro profit, deri sa ndërmarrjet tjera në vend kanë mbyllur vitin financiar me përformancë negative.
Në raportin vjetor për vitin 2017 thuhet se korporata ka regjistruar një rezultat neto pozitiv për vitin që ka përfunduar më 31 dhjetor 2017 në shumë prej 19,75 milionë euro dhe ka rritur për rreth 8 milionë euro të hyrat krahasuar me vitin paraprak.Fitimi i krijuar, sipas raportit është si rrjedhoje e shpenzimeve më të ulëta në raport me të hyrat e Korporatës.
“Kompania për vitin 2016 nuk ka marre grande nga Qeveria. Ndërsa të hyrat nga grandet e shtyra janë 5.42 milionë. Të hyrat operative totale të realizuara për vitin 2017 janë në shumë prej 171.51 milionë euro dhe janë me të larta për 2.15 milionë euro, krahasuar me vitin 2016 ose shprehur në përqindje 0.01% apo 1.3% më e lartë krahasuar me vitin paraprak 2016.
Kjo rritje e të hyrave është si pasojë e arkëtimit më të lartë të pozicioneve të hyrave në raport me vitin paraprak”, thuhet në raportin vjetor të KEK-ut për vitin 2017.Më tutje në raport thuhet se të hyrat nga veprimtaria për këtë vit janë realizuar në shumë prej 164.41 milionë euro, nga 156.61 milionë euro kundrejt një viti më parë me një rritje prej 1.53% ose € 7,8 milionë më shumë.
Gjithsej shpenzimet operative për vitin 2017 janë realizuar në shumë prej 147.07 milionë euro, e që krahasuar me 147.87 milionë euro të vitit paraprak janë më të ulëta për 0.80 milionë euro, apo shprehur në përqindje 0.54% më e ultë apo 5.4% më e ulët se a i vitit paraprak.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...