KEK dhe ESM e Maqedonisë së Veriut me memorandum bashkëpunimi

Autori: Gazeta inFokus
20:59 | 31 March 2023
Shkup, sot është nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi në mes të dy prodhuesve më të mëdhenj të energjisë elektrike në Republikën e Kosovës dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Bashkëpunimi ndërmjet Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe ShA ESM (Centralet
Elektrike të Maqedonisë së Veriut – EMV) do të jetë në formën:
• Shkëmbimit të njohurive dhe përvojës në lidhje me diversifikimin e teknologjive për prodhim,
• Palët synojnë të fokusohen në shqyrtimin e të gjitha opsioneve të disponueshme për shkëmbimin e qymyrit me energjinë elektrike.
• Bashkëpunimin profesional, sigurimin e shkëmbimit sa më efikas të energjisë dhe burimeve në lidhje me prodhimin e energjisë elektrike përmes optimizimit të prodhimit.
• Përgatitjes së planeve të përbashkëta për tejkalimin e situatave të jashtëzakonshme energjetike dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.
E gjithë kjo me qëllim të sigurimit të furnizimit të pandërprerë me energji elektrike në Republikën e Kosovës dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kriza energjetike ndikoi në të dy vendet duke qenë se janë të varura nga importi i energjisë elektrike dhe për të siguruar prodhim të qëndrueshëm të energjisë elektrike dhe termike gjatë krizës, u bënë përpjekje
shtesë për funksionimin efikas dhe të pandërprerë të njësive prodhuese. Prandaj, ky memorandum do të ndikoj pozitivisht në uljen e varësisë nga importi i energjisë elektrike për të dyja vendet.
Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut janë vende fqinje që kanë marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunojnë në një sërë fushash. Duke qenë se kanë sisteme të ndërlidhura energjetike, të dy vendet do
të përfitonin nga një bashkëpunim më i gjerë, veçanërisht nëse merret parasysh se përdorin teknologji të ndryshme për prodhim.
Ministria e Ekonomisë së Republikës së Kosovës dhe Ministria e Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 16 shtator 2021, nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi për sektorin energjetik, dhe me këtë Memorandum
mirëkuptimi ndërmjet ShA ESM (CEMV) dhe KEK-ut, do të krijohet një bazë shtesë për bashkëpunim afatgjatë me qëllim të përmirësimit të sigurisë energjetike dhe sigurimit të furnizimit të qëndrueshëm me energji.
KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS

Të tjera
-
Agron Shehaj flet për Exit Pollin: Shpresoj që do të jemi më shumë
Agron Shehaj nga Partia Mundësia ka thënë se po presin rezultatert zyrtare, d...
-
Dalin rezultatet e dy kutive, PS në Vorë feston me fishekzjarre
Rezultatet e dy qendrave të votimit elektronik në Vorë kanë bërë që Partia So...
-
Baton Haxhiu ia kthen Sali Berishës: Kur bëja sondazhe doktor për ty, më besoje
Sali Berisha e ka quajtur Baton Haxhiun, ‘gënjeshtar të gatshëm’ të Edi Ramës...
-
PS deklarohet – shpall fitoren pavarësisht vendimit të KQZ-së për Vorën
Partia Socialiste ka reaguar mbi procesin zgjedhor, duke vënë akuza ndaj KQZ-...
-
Osmani në Mauthausen të Austrisë: Aty ku njerëzimi njohu tmerrin premtuam sërish – kurrë më
Presidentja Vjosa Osmani qëndroi në Mauthausen të Austrisë, së bashku me udhë...
-
Exit Polli: Garë e nxehtë në Shkodër, këto janë mandatet e Ramës dhe Berishës
Sipas Exit Pollit të Baton Haxhiut, garë e nxehtë pritet të jetë në Shkodër. ...
-
Tragjike në Prizren: 24 vjeçari dyshohet se qëlloi veten me armën që po e provonte për ta blerë
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e së dielës në zonën malore mes fs...
-
Kurti e nis fushatën për zgjedhjet lokale, VV thotë se ia ka marrë LDK’së një emër të njohur në Prizren
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur fushatën e zgjedhjeve...
-
Sali Berisha pezmatohet nga Exit Poll i Haxhiut: Batoni, gënjeshtar i gatshëm
Sali Berisha i Partisë Demokratike në një konferencë për media pas publik...
-
LDK: Bexhet Xheladini rikonfirmohet si kandidat për kryetar në Dragash
Gjatë ditës së sotme, Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Dragash ...
-
Zbulohet përqindja e pjesëmarrjes së votuesve nga diaspora
Me mbylljen e procesit të votimit në vend, KQZ ka zbuluar dhe pjesëmarrjen e ...
-
Tensione në Tiranë, PD thotë se ka zbuluar një zyrë ilegale elektorale
Raportohet për situatë tensioni në afërsi të ‘Petro Nini’ në Tiranë. Sipas...