Rozë

Kejvina nis lidhje dashurie me reperin kosovar?

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 07 September 2020

Modelja e njohur Kejvina Kthella është gjithmonë në qendër të mediave rozë.

Ndërkohë që jeta profesionale e saj po shkon shumë mirë, jeta private jo edhe aq.Ajo ka pranuar pak kohë më parë se i ka dhënë fund lidhjes me këngëtarin Seven Saraçi, me të cilin edhe ka bashkëjetuar në SHBA.

-Advertisement-

Ata kaluan së bashku muajt e karantinës. Kejvina ka treguar se ka ngelur shumë e lënduar nga ajo marrëdhënie.

Mirëpo së fundmi janë hedhur dyshime mbi qëndrimin e saj në Prishtinë. Ndonëse, ajo do të jetë pjesë e klipit të Kidës, zërat thonë se Kejvina ka filluar një lidhje me reperin Getinjo, vëllai i Mozzik.

Ky raport nuk është konfirmuar ende, por një koment i reperit në foton e Kejvinës ka shtuar edhe më shumë dyshimet. Kujtojmë që modelja bukuroshe është përfolur edhe më herët për një marrëdhënie të mundshme me reperin nga Kosova. Gjithçka mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera