KEDS vendos pesë trafo të reja në Llapashticë të Podujevës
Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 01 December 2017
Gjatë muajit muajit tetor të këtij viti, KEDS ka përfunduar një projekt tepër të madh në fshatin Llapashticë të Podujevës, me një kosto të përgjithshme mbi 200 mijë euro.
Gjendje energjetike në fshat ka qenë mjaft e rëndë, ku qindra shtëpi furnozoheshin vetëm nga një trafo. Kjo ishte e pamjaftueshme dhe mbingarkesat sillnin ndërprerje të shpeshta dhe pamundësonte furnizimim me energji elektrike.
Fshati shtrihet në pjesën perëndimore të Podujevës dhe banorët kryesisht merren me bujqësi.
Ramadan Hodolli, banor i fsahtit që merret me kultivimin e mjedrave, shprehet mjaft i kënaqur me investimet e KEDS-it në këto anë.
“Për rymën tash jemi të kënaqur. Kemi pas probleme të mëdha dhe shpesh na u djegnin pajisjet. Mu për veti më janë djegur katër frigorifera nga tensioni i rrymës. Çdo shtëpi ka pas përforcues. Tash jemi mirë, trafo na u ka afru 200-300 m, përpara e kena pas 2-3 km larg,” ka thënë Hodolli.
Për të përmirësuar rrjetin energjetik këtu KEDS ka vendosur pesë trafostacione të reja të tipit shtyllë 10(20)/0.4 kV edhe atë 2 trafostacione me fuqi instaluese 160 kVA dhe 3 trafostacioe 100 kVA. Po ashtu është rrënuar trafostacioni i vjetër kullë, që ka qenë i vjetër rreth 50 vjet dhe në gjendje majft të keqe që paraqiste rrezik për banorët. Të njëjtë kohë janë vendosur edhe 100 copë shtylla betoni të tensionit të mesëm dhe 164 shtylla betoni të tensionit të ulët. Gjithashtu janë shtrirë kabllo ABC 14,977 m të tensionit të ulët.
Me këtë investim në të njëjtën kohë është eliminuar rreziku dhe furnizimi me energji elektrike është më kualitaiv dhe kuantitativ.
Për nevojat e banorëve me shtimin e popullsisë në fshat, KEDS ka zgjeruar kapacitetet energjetike këtu.
Edhe pronari i një supermarketi, Bekim Havolli, shprehet mirënjohës me punën e KEDS-it.
” Një prishje kur ndodhke, krejt fshati mbetke pa rrymë. Tash punojmë pa problem dhe jemi të kënaqur”, ka thënë Havolli.
Janë 163 familje që përfitojnë nga ky investim i KEDS-it.
Të tjera
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...
-
Për nëntë muaj, Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit
Mbi 12 milionë euro kanë arritur shpenzimet e udhëtimit dhe telekomunikimit t...
-
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Me përjashtime nga puna, dëmtime të automjeteve e madje edhe me letra kërcënu...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...