Lajme

KEDS thirrje qytetarëve: Mos u ngrohni me energji elektrike, mund të dështojë funksionimi i sistemit energjetik

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 22 September 2022

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar se krahasuar me vitin e kaluar në periudhën e njëjtë të vitit, në vend është rritur për 12% konsumi i energjisë elektrike.

Kjo si pasojë e rënies së temperaturave derisa KEDS përmes këtij njoftimi ka deklaruar se kjo rritje rekord e konsumit mund të qojë në vështirësim të funksionimit të sistemit elektroenergjetik në vend.

“Me rënien e temperaturave po rritet edhe konsumi i energjisë elektrike. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, konsumi i energjisë elektrike është rritur për 12 për qind më shumë, ndërkaq në kohën e pikut ka mbërritur në 13 për qind. Rritja e konsumit ka ndodhur që nga fillimi i kësaj jave për shkak të ftohjes së kohës, për çka konsumatorët veçse kanë filluar të ngrohen me rrymë. Kjo rritje rekord e konsumit të energjisë elektrike do të mundë të vështirësojë funksionimin e sistemit elektroenergjetik të vendit”, thuhet në këtë njoftim.

-Advertisement-

Sipas tyre qytetarët duhet të kursejnë nga ngrohja me energji në mënyrë që të kemi një dimër sa më të lehtë sa i përket furnizimit me energji elektrike.

“KEDS/KESCO apelojnë te qytetarët e Republikës së Kosovës që të mos e shfrytëzojnë energjinë elektrike për ngrohje, por të gjejnë alternativa tjera aty ku kanë mundësi. Në të njëjtën kohë, qytetarëve u bëjmë thirrje të kursejnë rrymën sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që të kemi një dimër sa më të lehtë”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa sipas tyre çmimet e energjisë në berzat janë në qiell dhe nuk do të mund të importohet energji elektrike aq sa të përballohen kërkesat.

“Çmimet në berzat ndërkombëtare janë në qiell dhe si rrjedhojë gjatë dimrit nevojitet të blihet nga jashtë një sasi shumë e madhe e energjisë elektrike për t’u përballuar komplet kërkesa, pasi prodhimi vendor nuk ka kapacitete të mjaftueshme. Sa më e ulët kërkesa, aq më pak është e nevojshme të importohet energjia elektrike. Blerja me këto çmime është shumë e vështirë dhe e papërballueshme për ekonominë vendore”, vazhdon njoftimi.

E sipas KEDS qytetarët mund të nsihmojnë që të ketë përmirësim të gjendjes.

“Si të ulet kjo kërkesë? Evitojeni ngrohjen me rrymë, mos i ndizni dritat pa nevojë, përdorini makinat për larje pas orës 23:00 në sezonin e verës dhe pas orës 22:00 në sezonin e dimrit, sikurse lëshojeni bojlerin sipas nevojës”, thuhet në njoftim.

Kriza me energjinë elektrike në vend ka filluar tashmë një kohë të gjatë madje edhe verës pati reduktime të shumta të cilat u lehtësuan vetëm pasi Shqipëria i doli në ndihmë Kosovës në furnizim./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera