Lajme

KEDS Nuk do ketë reduktime natën e Vitit të Ri, shumë fshatra e lagje në terr

Autori: Islam Morina 20:24 | 31 December 2021

Edhe pse KEDS tha se në natën e ndrrimit të moteve nuk do të ketë reduktime të energjisë, shumë lokalitete kanë mbetur në terr.

Nga Klina i kanë thënë Gazetës Infokus se tash e një orë shumë fshatra të Klinës janë në terr.

Madje reduktime po raportohen edhe në kryeqytet, banorë të Kodrës së Trimave kanë bërë me dije se kanë mbetuar pa energji tash e disa orë.

-Advertisement-

Si duket shumë qytetarë do ta presin ndrrimin e vitit në ter e nën dritën e qirinjve. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera