Lajme

KEDS me telegram ngushëllimi për punëtorin që humbi jetën në Skënderaj

Autori: Islam Morina 00:48 | 22 July 2021

Korporata Energjetike e Kosovës, me anë të një telegrami ngushëllimi, i ka shprehur ngushëllime familjes së punonjësit Idriz Prekazi, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, shkruan Gazeta Infokus.

KEDS ka treguar se i ndjeri ishte pjesë e Departamentit të Sistemit të Operimeve dhe se ai ishte i zellshëm e i qetë dhe se kjo koorporatë bashkëndjenë në dhimbjen e familjes Prekazi.

Po ashtu në telegramin e ngushëllimit thuhet se vdekja e Idriz Prekazit, është humbje e madhe për kompaninë.

-Advertisement-

“Telegram Ngushëllimi

Sot, më datë 21 Korrik 2021, tragjikisht gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, ka humbur jetën kolegu ynë, Idriz Prekazi.

I ndjeri Prekazi ishte punëtor në Departamentin e Sistemit të Operimeve. Ai ishte një punëtor i zellshëm dhe i qetë.

KEDS bashkëndjenë në këto momente të rënda me ata që e njohën Idrizin dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes.

Ky rast tragjik është një humbje e madhe për kompaninë”thuhet në telegramin e ngushëllimit të KEDS-it./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera