KEDS licensohet profesionalisht për siguri e shëndet në punë
Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 21 November 2019
KEDS është licencuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për ushtrimin e punëve profesionale nga Siguria dhe Shëndeti në Punë.
Licenca i mundëson kompanisë për të bërë vlerësimin e riskut dhe përpilimin e dokumentit për vlerësimin e riskut, inspektimin dhe testimin sistematik të mjeteve të punës, si dhe për përgatitjen e realizimit të programit për trajnimin e punonjësit për kryerjen e sigurt të punës.
KEDS ka investuar në certifikimin e personave si ekspertë të sigurisë dhe shëndetit në punë në vitet 2017 dhe 2019. Deri më tani janë 8 ekspert të sigurisë dhe shëndetit në punë, të shpërndarë në shtatë distriktet e Kosovës, kështu duke përmbushur me sukses obligimet ligjore.
Me moton zero aksidente në punë, KEDS është duke punuar fuqishëm në mirëqenien e punëtorëve të vet.
KEDS në vazhdën e rritjes së sigurisë në punë dhe arritjen e këtij misioni ka ndërtuar qendrën e trajnimit ngjitur me Parkun e Biznesit në Drenas. Aty vazhdimisht trajnohen punëtorët e kompanisë në një program që zgjat 4 ditë. Në fund testohen dhe secili nga ta e obligative t’i kalojë testet me sukses dhe të certifikohet, në të kundërtën rikthehet nga fillimi deri në certifikim.
Të njëjtën kohë, të gjithë punëtorët janë të pajisur me të gjitha pajisjet mbrojtëse të sigurisë dhe e kanë obligim që t’i kenë me vete vazhdimisht.
Vetëm gjatë dy viteve të fundit, nga ndërmarrja e këtyre masave për siguri e shëndet në punë kompania ka arritur t’i ulë aksidentet në punë në shkallën 40 për qind. Në bazë të kësaj ecurie parashihet që shumë shpejt ky numër të bije në zero, duke e përmbushur komplet misionin.
Lidhur me këto masa kompania është vlerësuar shumë edhe nga BSPK dhe sindikatat tjera, sikurse nga inspektoriati i punës. KEDS vizitohet vazhdimisht edhe nga kompanitë e rajonit për të ndjekur hapat e njëjtë të masave të sigurisë, përkëtësisht pajisjet dhe trajnimet.
Të tjera
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...