KEDS-i nuk lodhet për premtimin e Hotit, vazhdon t’i lë në terr lagjet e Prishtinës
Autori: Islam Morina 22:41 | 27 November 2020
Lagje të tëra të Prishtinës, e shumë fshatra të Kosovës tash e tri javë po përballen me mungesë të energjisë elektrike edhe për orë të tëra, raporton Gazeta inFokus.
Disa lagje në kryeqytet u ballafaquan me mbi 15 orë mungesë të e energjisë elektrike, njëjtë sikurse edhe Fushë Kosova.
Kryeministri Avdullah Hoti para një jave foli për ketë problem dhe premtoi se shpejtë do të rregullohet. Por qysh nga dita kur për këtë premtim u zotua kryeministri Hoti, nuk ka ndryshuar asgjë. Çdo natë e çdo ditë raportohet për mungesë të energjisë elektrike në shumë lagje të kryeqytetit. Madje për këtë njofton edhe vet KEDS-i duke u arsyetuar me intervenimet në rrjet.
Reagime të shuma e ankesa të qytetarëve shihen çdo natë në rrjetet sociale, por kompanitë përgjegjëse nuk kanë dhënë asnjë datë se kur do të kalohet kjo gjendje e rënduar me furnizim të energjisë elektrike e që në këto kohë dimri energjia elektrike është mëse e nevojshme.
Lagjja “Mati 1” e cila llogaritet të jetë me numrin me të madh të banorëve në kryeqytet, mbrëmë e sonte është në terr nga 3 deri 5 orë.
Banorë të kësaj lagje kanë treguar së arsyetimi në linjën telefonike të KEDS-sit si zakonisht është për prishje teknike dhe se ekipet e tyre janë në terren duke u munduar ta sanojnë gjendjen dhe evitojnë defektin.
Kompania turke KEDS, e cila ka përgjegjësinë dhe obligim për furnizim 24 orë me e energji elektrike dhe KOSTT si operator, i cili është përgjegjës për menaxhimin dhe funksionimin e sistemit të transmetimit të energjisë elektrike në Kosovë, po mbulojnë dështimet e tyre në emër të prishjeve teknike dhe investimeve në rrjet.
Pavarësisht se ende nuk kemi temperatura të ulëta dhe nuk ka të reshura e acar për të shkaktuar dëme siç pretendohet nga këto dy kompani përgjegjëse për furnizim dhe shpërndarje me energji.
Frika e banorëve që po përjetojnë këto ndërprerje mbetet se do të kenë probleme edhe më të mëdha nga fillimi i javës kur edhe parashihet rënie nën minus e temperaturave/Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Ky është qëndrimi për Kosovën i pasuesit të Merkelit
Armin Laschet, që të shtunën u zgjodh kryetar i ri i Partisë Konservatore Gje...
-
Hoti: Vetëm me LDK-në shteti ka normalitet
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti ng...
-
Nipi i patritotit të shquar i bashkohet Vetëvendosjes
Muharrem Kadriu i është bashkuar nga sot Lëvizjes Vetëvendosje. Lajmin e k...
-
Limaj prezanton kandidatët e Nismas për deputet nga Suhareka
Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka prezantuare tre kandidatët...
-
109 raste aktive me Coronavirus në Malishevë
Në komunën e Malishevës sot janë regjistruar edhe 11 raste të reja me Coronav...
-
KQZ-ja njofton se ka filluar periudha për ndërrimin e qendrave të votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar periudha për ndërrim...
-
“Si çdoherë, bashkë”, konfirmohet bashkimi i Donika Gërvallës me Vjosa Osmanin
Vjosa Osmani ka konfirmuar se ish-aktivistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës...
-
Haxhi Avdyli: Po vjen qëndrestarja e pathyeshme ndaj kapësve të LDK-së, për tu përballur me përbaltuesit e shtetit
Foto e vitit 2015 në Prizren bashkë me Donikën, të ndjerin Rupert Neudeck e a...
-
Sinjal i keq për Albin Kurtin nga KQZ-ja
Të dënuarit në 3 vitet e fundit s‘certifikohen nga KQZ-ja Komisioni Qendror ...
-
Vasfije Krasniqi futet në politikë, aderon sot në VV
Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Koso...
-
Makroni ia kthen letrën Erdoganit, e nis me këto fjalë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ia ka kthyer letrën homologut të tij t...
-
Kuçi: Arroganca e Kurtit sapo ka filluar, ja pse e refuzoi ftesën për debat
Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka reaguar pasi kandidati për k...