KEDS-i kap disa konsumatorë duke keqpërdorur energjinë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/01/kedss.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
09:40 | 28 January 2022
Kompania Kosovare për Distribuim me Energji përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka kapur disa konsumatorë duke keqpërdorur energjinë elektrike.
Lokacionet ku janë ndërmarrë aksione janë Deçani i Pejës, Krajka e Prizrenit dhe Bardhoshi i Prishtinës.
“Deçani i Pejës, Krajka e Prizrenit e Bardhoshi i Prishtinës, ishin vetëm disa nga lokacionet ku KEDS ndërmori aksione së fundmi kundër keqpërdoruesve të energjisë elektrike, ku disa konsumatorë u zunë në flagrancë duke keqpërdorur shërbimet e energjisë.
Përkundër krizës me të cilën po përballet vendi, një pjesë e konsumatorëve po vazhdojnë që ilegalisht të shfrytëzojnë shërbime të energjisë, duke rrezikuar jo vetëm sistemin energjetik, por edhe sigurinë e përgjithshme të qytetarëve”, thuhet në njoftim.
KEDS kanë njoftuar se përveç që keqpërdoruesve po iu shqiptohen gjoba, rastet po procedohet edhe për gjykatë, ku të njëjtit rrezikojnë të dënohet deri me tri vite burgim.
“KEDS apelon te konsumatorët që në asnjë rrethanë të mos keqpërdorin energjinë elektrike dhe në rast se hasin në raste të tilla, të shfrytëzojnë kanalet e komunikimit përmes Qendrës së Thirrjes në 0800 791 00 apo duke na shënuar në rrjetet sociale, ku secili rast do të trajtohet me konfindencialitet të plotë”, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë:
KEDS po vazhdon luftën ndaj keqpërdoruesve të energjisë elektrike
Me qëllim të vendosjes së rendit dhe rregullit, të eliminimit të humbjeve dhe ofrimit të shërbimeve sa më kualitative, KEDS po vazhdon luftën ndaj keqpërdoruesve të energjisë elektrike. Ky mision po realizohet me ekipet në terren të cilët janë të pakompromis ndaj çdo konsumatori që e keqpërdor atë. Identifikimi i tyre po bëhet lehtësisht përmes sistemit të sofistikuar e të integruar në stabilimentet energjetike.
Deçani i Pejës, Krajka e Prizrenit e Bardhoshi i Prishtinës, ishin vetëm disa nga lokacionet ku KEDS ndërmori aksione së fundmi kundër keqpërdoruesve të energjisë elektrike, ku disa konsumatorë u zunë në flagrancë duke keqpërdorur shërbimet e energjisë.
Përkundër krizës me të cilën po përballet vendi, një pjesë e konsumatorëve po vazhdojnë që ilegalisht të shfrytëzojnë shërbime të energjisë, duke rrezikuar jo vetëm sistemin energjetik, por edhe sigurinë e përgjithshme të qytetarëve.
Shfrytëzimi i pakontrolluar i energjisë elektrike, përpos që po shkakton mbingarkesa në rrjet, po rrezikon edhe komplet infrastrukturën energjetike.
Kjo ka bërë që KEDS të intensifikojë edhe më shumë aksionet duke organizuar kontrolle të shumta te konsumatorët e dyshuar për keqpërdorim. Ndaj tyre, përpos që po shqiptohen gjoba, por procedohen edhe për gjykatë, ku sipas ligjit në fuqi, nga kjo vepër ata rrezikojnë të dënohen deri në tre vite burg.
Për çdo vit, KEDS ngrit rreth pesë mijë kallëzime penale ndaj atyre që shfrytëzojnë ilegalisht shërbimet e energjisë elektrike.
KEDS apelon te konsumatorët që në asnjë rrethanë të mos keqpërdorin energjinë elektrike dhe në rast se hasin në raste të tilla, të shfrytëzojnë kanalet e komunikimit përmes Qendrës së Thirrjes në 0800 791 00 apo duke na shënuar në rrjetet sociale, ku secili rast do të trajtohet me konfindencialitet të plotë.
KEDS nuk do të ndalet me këto aksione deri në eliminimin e tërësishëm të kësaj dukurie.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/12/Image_20231220_143505_782-scaled.jpeg)
Të tjera
-
Vazhdon sot numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në 19 qendra
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të martën do të vazhdojë numëri...
-
DASH publikon raportin për Shqipërinë: Të shtohen hetimet për korrupsionin
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për luftën ndaj narkoti...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Mot i ftohtë sot, temperaturat deri në -6 gradë
Ditën e martë mbetet ende mot i ftohtë. Do të dominojnë më shumë vransirat, p...
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë. Mund ...
-
Tetë të plágosur pas përplasjes së një aeroplani në pistë në Toronto
Një aeroplan është përplasur dhe më pas si duket është rrokullisur në Aeropor...
-
17 vjet shtet – mesazh urimi për Osmanin vjen edhe nga Austria
Një mesazh urimi për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, për presid...
-
Incident në Mitrovicën e Veriut: 12 shqiptarë, 10 prej tyre të mitur – ndalohen nga policia
12 persona, 10 prej tyre të mitur, janë ndaluar sonte nga policia e Kosovës p...
-
Osmanit i vjen urimi për Pavarësi edhe nga Mbreti i Suedisë
Në kuadër të shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ...
-
Kurti: Pavarësia e Kosovës erdhi si rezultat i një qëndrese të paepur ndaj sunduesit
Kryeministri Albin Kurti tha se Pavarësia e Kosovës ka ardhur si rezultat i n...
-
Nëntë persona të lënduar në një aksident në Klinë
Nëntë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku q...
-
Dr. Haxhi Ibishi, kandidati më i votuar në Klinë me rreth 3,000 vota!
Dr. Haxhi Ibishi është kandidati më i votuar në Klinë, duke fituar besimin ...