Lajme

KEDS akuzon kompaninë: Përveç dëmtimit të kabllove, ka kërcënuar edhe koordinatorin

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 01 December 2022

KEDS ka thënë se një kompani e cila e ka marrë lejen për disa punime nga komuna e Mitrovicës, pavarësisht planit të ofruar për vendndodhjen e kabllove elektrike, kompania e ka injoruar atë dhe ka shkaktuar dëmtimin e kabllove.

Sipas KEDS, kompanisë i është dhënë leja për kryerjen e punimeve më 23 nëntor 2022 nga komuna e Mitrovicës dhe e njëjta është njoftuar për vendndodhjen e gjashtë kabllove elektrike, transmeton Klan Kosova.

“Megjithatë, kjo kompani përveçqë i ka dëmtuar kabllot me ekskavator, ajo e ka kërcënuar edhe koordinatorin e KEDS-it në rajonin e Mitrovicës, për çka janë njoftuar organet e rendit”.

-Advertisement-

“Si rrjedhojë e këtij dëmtimi kanë ngelur pa furnizim me energji elektrike mbi dymijë konsumatorë. Ekipet e KEDS-it janë në terren dhe po punojnë në rikthimin në normalitet të furnizimit nga ky dëm i shkaktuar”.

“Ftojmë të gjitha kompanitë, të cilat autorizohen të kryejnë çfarëdo punimesh të ngjashme që të respektojnë planin për vendndodhjen e stabilimenteve elektrike. Duke e respektuar atë plan evitojmë çfarëdo prishjeje të mundshme, e cila shkon në dëm të konsumatorëve tanë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera