Lajme

KE: S’kemi problem me Rregulloren e BQK-së por me mënyrën si u bë, duhej diskutim për zgjidhje praktike

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 02 February 2024

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, në një konferencë për media ka folur për vendimin e Kosovës që të ecë përpara me Rregulloren e re të BQK-së që përjashton dinarin nga përdorimi si valutë dhe rikonfirmon euron si paranë e vetme, raporton Gazeta Express.

Mamer duke iu përgjigjur gazetares, ka thënë se Komisioni Evropian s’ka dënuar faktin që Kosova shfrytëzon euron si monedhë e as faktin se dëshirojnë të vendosin rregull se cila para mund të përdoret, por se Brukseli ka shprehur shqetësimin e tij se vendimi është marrë pa konsultim paraprak dhe kur dihet që ai vendim do të ketë ndikim tek serbët lokalë.
“Ne se kemi dënuar faktin që Kosova shfrytëzon Euron, as faktin se ata dëshirojnë të vendosin rregullim se cila para mund të përdoret në Kosovë. Çfarë ne kemi komentuar është që ky vendim është marrë pa një konsultim paraprak, sepse tani ke njerëz dhe institucione, përfshirë shkolla dhe spitale që operojnë në një kornizë tjetër dhe vazhdojnë të pranojnë përkrahje financiare nga Serbia. Prandaj atë duhet të kenë hapësirë për t’u përshtatur”, ka thënë Mamer.

Ai ka thënë se do të ishte e përshtatshme që të sigurohej një diskutim për këtë çështje në kuadër të dialogut dhe të gjendej një zgjidhje e praktike në të cilën njerëzit do të mund të përshtateshin me të, shkruan Express.

-Advertisement-

”Çfarë ne po themi, që ne kemi kërkuar nga Kosova qartë këto ditë, se ishte e qartë që ky rregullim i BQK-së do të ndikojë në këtë përkrahje financiare që serbët e Kosovës marrin nga Serbia dhe prandaj do të ishte e përshtatshme të sigurohej që kjo çështje të diskutohet në dialog përpara se vendimi të merret dhe që mund të gjendet një zgjidhje praktike në mënyrë që njerëzit të mund të përshtaten me të. Kjo është ajo që po themi”, Mamer.

Në të njëjtën çështje ka folur edhe Stano, duke thënë se kritika e BE-së s’ka të bëjë me euron e eurozonën, por ka të bëjë me mënyrën se si është proceduar me Rregulloren e re dhe me ndikimin që ajo rregullore ka dhe rreziqet që bartë.

“S’ka të bëjë me euron apo me eurozonën. Por ka të bëjë me mënyrën se si ky rregullim është vendosur dhe ka të bëjë me ndikimin dhe rreziqet që bart”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera