Lajme

Kë preferon Putin për President? Harris: Trump admiron diktatorët. Ish-Presidenti: Vladimir të mbështeti para një jave

Autori: Gazeta inFokus 07:40 | 11 September 2024

Lufta në Ukrainë dhe Palestinë ishin një tjetër çështje e politikës së jashtme që dy rivalët u përballën në debatin presidencial.

Harris: Hamas vrau 120 israelite dhe Israeli ka të drejtë të mbrojë veten. Por gjithashtu shumë palestinezë kanë vdekur dhe ka rëndësi sesi e mbron veten Izraeli. Kjo duhet të ndalojë. Gjithmonë do i jap Izraelit të drejtën për tu mbrojtur sidomos kundër Iranit dhe Hamas me një zgjidhje dy-shtetëshe

Trump: Po të isha President nuk do kishte ndodhur, as Ukraina. Irani ishte i falimentuar nën presidencen time. Izraeli s’do ekzistonte dy vjet mbas presidencës se Harris. Do i zgjidhja këto dhe do i bëj përpara së të bëhem President.

-Advertisement-

Harris: Ai po tenton të heqë vëmendjen nga dështimet e tij. Ai admiron diktatorët. Ai mbështeti Putinin në Ukrainë dhe i shkruajti letër ‘dashurie’ Kim Jon Un-it.

Trump: Putini e mbështeti këtë javën e kaluar. Se liderët e vendeve të tjera i duan meqë janë inkompetentë dhe të dobët. Interesi i Amerikës është që lufta në Ukrainë të përfundojë.

Harris: Falë mbështetjes sonë, Ukraina qëndron si shtet i pavarur. Axhenda e Putinit nuk është vetëm Ukraina. Europa është falenderuese që ju sot nuk jeni President. Nëse Putin do kishte marrë Ukrainën, rradhën do ta kishte Polonia.

Trump: Biden çoi Harris të negocionte me Zelenskin dhe Putin dhe 3 ditë më pas nisi lufta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera