KE-ja vlerëson Kosovën për programin e reformave në ekonomi 2017
Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 13 July 2017
Në kuadër të dialogut për qeverisje ekonomike ndërmjet Kosovës dhe BE-së, Qeveria e Kosovës për herë të katërt do të dorëzoj në Komisionin Evropian, Programin e Reformave në Ekonomi. Prandaj, duke u bazuar në vendimin e Qeverisë të datës 30 qershor 2017 për procesin e përgatitjes së Programit për Reforma në Ekonomi 2018-2020, në emër të Koordinatorit Nacional, Ministrit të Financave Avdullah Hoti, sot u mbajt takimi lansues i këtij procesi.
Në këtë takim morrën pjesë përfaqësuesit e Institucioneve të Kosovës, përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe OECD-së, si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, ku u prezantuan ndryshimet në udhëzimet e Komisionit Evropian, strukturat koordinuese si dhe kalendarin për përgatitjen e PRE-së.
Kjo gjithashtu do të përfshijë një përmbledhje të mësimeve të nxjerra nga cikli i kaluar, si dhe fushat e nevojshme për përmirësim, përmbledhjen e të gjeturave nga vlerësimi i Komisionit Evropian për programin e kaluar, shqyrtimin e zbatimit të masave të programit të kaluar dhe rekomandimeve të politikave nga Konkluzionet e përbashkëta të dialogut ekonomik dhe financiar ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, të datës 23 maj 2017, Instrumentet e ndryshme të mbështetjes së procesit nga KE dhe OECD, që do të ketë fokus të veçantë ministritë përkatëse të përfshira në proces, si dhe prezantimin e metodologjisë së monitorimit të përgatitur nga ekipi i OECD-së.
Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi, në emër të Koordinatorit Nacional për hartimin e dokumentit ‘Programi për Reforma në Ekonomi’ (ERP) si pjesë e dialogut ndërmjet BE-së dhe Republikës së Kosovës, bëri hapjen e këtij takimi, ku theksoi se në këtë proces, institucionet që ne përfaqësojmë kanë bërë një punë të madhe në forcimin dhe avancimin e këtij dialogu.
“Siç mund të jeni në dijeni, vlerësimet që kemi pranuar për dokumentet e viteve të kaluara kanë qenë mjaft pozitive. Me këtë rast dua të ndalem një moment dhe t’i falënderoj koordinatorët e fushave për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm. Si rezultat i punës suaj, edhe ERP 2017 është vlerësuar shumë mirë nga Komisioni Evropian, qoftë për nga cilësia e informatave, koordinimi i procesit, ndërlidhja me kornizën strategjike, kostimi apo ndërlidhja me kornizën buxhetore”.
Ai gjithashtu shtoi se “këto vlerësime janë njohje e suksesit tonë të përbashkët, sidomos duke pasur parasysh se dorëzimi i këtij dokumenti na vë në nivel të barabartë me shtete që janë më të avancuara se ne në procesin e “European Semester”. Prandaj, është shumë e rëndësishme, që ky trend pozitiv në cilësinë e dokumentit të vazhdojë edhe në të ardhmen”.
Zëvendësministri Krasniqi theksoi se “Duhet të ndërtojmë qasje gjithëpërfshirëse gjatë tërë procesit të hartimit të këtij dokumenti. Si Koordinatorë të këtij procesi ne do të punojmë në drejtim që ERP 2018 të ketë pronësinë dhe mbështetjen më të gjerë të mundshme politike”.
“Këtë vit për shembull është risi përfshirja e organizatave të shoqërisë civile dhe sektorit privat qysh në fillim të procesit, duke mundësuar kështu konsultim të gjerë të reformave të përzgjedhura. Prandaj presim që këto organizata të kontribuojnë me ekspertizën e tyre në pasurimin e dokumentit dhe përzgjedhjen e prioriteteve të cilat adresojnë problemet me të cilat ballafaqohen gjatë aktiviteti të tyre ekonomik”, shtoi Zëvendësministri Krasniqi.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...