Sport

KE i FFK-së mbajti mbledhjen e radhës

Autori: Gazeta inFokus 18:24 | 20 June 2018

Me një minutë heshtje në nderim të ish-presidentit Fadil Vokrri, ka filluar sot mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së nën drejtimin e nënpresidentit Agim Ademi, shkruan GazetaFokus.

KE theksoi se vdekja e presidentit Vokrri është një humbje e madhe për futbollin e Kosovës dhe jo vetëm. Por, KE mendon se duhet të vazhdohet edhe më me ngulm në realizimin e projekteve dhe objektivave të saj dhe të gjitha atyre projekteve që i kishte synuar ish-presidenti dhe ky Komitet Ekzekutiv, madje duke ndjerë obligim të dyfishtë.

Kështu KE sot shqyrtoi gjendjen e përgjithshme në futbollin e Kosovës. Të martën krerët e FFK-së u takuan me zyrtarë dhe inspektorë të UEFA-së, të cilët vizituan stadiumin e Prishtinës ku shfaqen shqetësimet e tyre për rrjedhën e punimeve duke sugjeruar një angazhim më të madh të FFK-së, MKRS dhe punëkryerësit në mënyrë që punimet të përfundojnë sa më parë.

-Advertisement-

KE bisedoi se duhet të vazhdohet me fillimin e implementimit të projekteve të ndërtimit të 12 fushave si dhe Qendrën teknik stërvitore në Obiliq. KE gjithsesi mendon se top prioritet edhe më tutje mbetet rinovimi i stadiumit të Prishtinës si domosdoshmëri për ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kombeve të Kombëtares “A”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera