Kazakistani ndryshon emrin e kryeqytetit
Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 17 September 2022
Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, zyrtarisht ka nënshkruar legjislacionin për të ndryshuar sistemin prej dy mandatesh presidenciale prej pesë vjetësh. Tani, sipas legjislacionit të ri, presidenti do të ketë vetëm një mandat presidencial prej shtatë vjetësh. Po ashtu, ai ka nënshkruar ligjin për ndryshimin e emrit të kryeqytetit nga Nur-Sultan në Astana.
Vendimet e 17 shtatorit vijnë një ditë pasi Dhoma e Ulët e Parlamentit kazak, miratoi propozimin e Toqaevit për këto ndryshime, që janë pjesë e fushatës për krijimin, e atij që ai e quan “Kazakistan të ri”.
Toqaev më 2019 kishte ndryshuar emrin e kryeqytetit në Nur-Sultan në nder të paraardhësit të tij, njëherësh presidentit të parë të Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev.
Por, muajve të fundit Toqaev ka tentuar që ta distancojë veten nga Nazarbaev, i cili ka nisur të humbë mbështetjen e publikut.
Më 1 shtator ai kërkoi që në muajt e ardhshëm të mbahen zgjedhjet e parakohshme presidenciale, duke kërkuar edhe një mandat të dytë. Po ashtu, Toqaev kërkoi që presidenti të shërbejë vetëm një mandat 7-vjeçar e jo dy mandate 5-vjeçare. Sipas ligjit të ri, presidentët e ardhshëm nuk do të mund të garojnë për një mandat të dytë.
Nazarbaev, i cili udhëhoqi këtë ish-republikë sovjetike për tri dekada, zgjodhi Toqaevin si pasardhës së tij kur u largua nga pushteti më 2019.
Edhe pse nuk ishte më president, Nazarbaev ka pasur fuqi të mëdha politike si kryetar i Këshillit të Sigurisë. Ai po ashtu ka fuqi të mëdha për shkak të titullit “elbasy” apo lider i kombit.
Shumë qytetarë, megjithatë, vazhdojnë të shprehin zemërimin e tyre për shtypjen që u është bërë gjatë sundimit të Nazarbaevit.
Pakënaqësit shpërthyen në janar kur u organizuan protesta anti-qeveritare në mbarë vendin. Protestat fillimisht u thanë se po mbaheshin për të kundërshtuar rritjen e çmimeve të karburanteve, por shumë shpejt ato u kthyen në shprehje të pakënaqësisë ndaj korrupsionit të perceptuar gjatë sundimit të Nazarbaevit, dhe pasurimit të familjarëve dhe rrethit të tij.
Pas protestave, Toqaev e largoi Nazarbaevin nga kreu i Këshillit të Sigurisë dhe atë rol ia dha vetes. Që atëherë, disa familjarë dhe aleatë të Nazarbaevit janë larguar nga pozitat e larta ose kanë dhënë dorëheqje. Disa janë arrestuar nën akuza për korrupsion.
Në qershor, Toqaev po ashtu inicioi një referendum që Nazarbaevit t’i hiqet titulli “elbasy”.
Kazakët, megjithatë thonë se të gjitha këto nisma të Toqaevit janë kryesisht ndryshime kozmetike dhe nuk ndryshojnë natyrën e sistemit autokrat të shtetit, që për vite me radhë është zhytur në korrupsion dhe nepotizëm./REL
Të tjera
-
Tahiri: Pas 9 shkurtit Kosova do të dal në dritë, do të jetë pjesë e NATO’së
Besnik Tahiri, kandidati për deputet me numrin 10 nga radhët e koalicionit të...
-
Bedri Hamza: Rritja e pagave është detyrim i qeverisë sime
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ...
-
Vrạsja e Liridona Ademajt, Prokuroria thërret konferencë për media
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, të mërku...
-
Eksperti i mjekësisë ligjore nis dëshminë në Speciale
Eksperti i mjekësisë forenzike, njëherësh gjeneticist mjekoligjor, William Go...
-
Xhafer Gashi e Linda Bekteshi marrin përkrahjen për ndryshim nga banorët e lagjes së Hashanëve në Obiliq
Kandidati i LDK-së për deputet me numër 11, Xhafer Gashi është takuar mbrëmë ...
-
Konfirmon Lajçak: Këtë javë në Bruksel mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar...
-
Autori i maskuar si shpërndarës picash, dalin detaje të reja tronditëse të vrạsjes së 56 vjeçarit në Tiranë
Burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur për A2 CNN se pista e rrethanave f...
-
Pati mosmarrëveshje me burrin, një grua në Rahovec dyshohet se piu ilaçe dhe detergjente
Një grua në Rahovec ka përfunduar në emergjencë pasi e njëjta dyshohet se pas...
-
Qindra banorë të bllokuar në Kukës pas situatës me borë
Qyteti i Kukësit vazhdon edhe këtë të hënë të jetë i përfshirë nga reshjet e ...
-
Pesë raste të dhụnës ndaj grave gjatë të dielës në Kosovë
Pesë raste të dhunës janë raportuar vetëm gjatë të dielës në rajonet e Kosovë...
-
Dy aksidente trafiku në Prishtinë të dielën
Të dielën janë shënuar dy aksidente trafiku në kryeqytet. “Rr. Xheladin Re...
-
Arrestohet i dyshuari për vjedhje ari në një banesë
Të dielën është arrestuar një person që dyshohet se kishte vjedhur stoli ari ...