Kaya: Në Kahramanmaras kanë vdekur 70 shqiptarë

Autori: Gazeta inFokus
09:13 | 14 February 2023
70 shqiptarë kanë vdekur si pasojë e tërmetit katastrofik në Kahramanmaras të Turqisë, ndërkaq tre të tjerë në Hatay.
Kështu thotë kryetari i shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve, Evren Kaya. Sipas tij, deri më tani vetëm një familje shqiptare është nxjerrë nga e gjallë nga gërmadhat. Ai kritikon Ambasadën e Kosovës në Turqi, duke thënë se nuk po u ndihmojnë familjeve të prekura nga tërmeti.
Evren Kaya, i cili tregon se po udhëtojnë nga Adana thotë se janë duke marrë ndihma prej disa vendeve për të ndihmuar shqiptarët në Turqi.
“Tani në Kahramanmaras 70 veta na kanë vdekur. Edhe në Hatay, tre persona shqiptarë na kanë vdekur. Aty i kam pa në Facebook edhe çfarë kam dëgjuar po ju tregoj… Tani për ushqim nuk është problem, por për tu ngrohur se ftohtë është shumë. Stufat po i dërgon shteti nga mundet, disa që nuk po munden me u lajmërua po edhe ne sa po mundemi po u ndihmojmë”, tregon ai për KosovaPress.
Ai tregon se shumë nga shqiptarët që jetojnë në këto vende të prekura nga tërmeti po kanë frikë të kthehen në shtëpitë e tyre.
“Ambasada neve nuk na ka kërkuar hiç. Telefon nuk na ka bërë hiç prej Kosovës. Se di për karrige është ardhur apo për çfarë ka ardhur në Turqi, nuk po e di. Ky ambasadori hiç nuk më ka kërkuar, vetëm Avni Spahiu, Bekim Sejdiu, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxherri dhe krejt ata që janë kryetarë”, shprehet ai.
Më tej, Kaya shprehet se deri më tani vetëm një familje shqiptare është nxjerrë e gjallë nga gërmadhat.
“Vetëm një person me familje ka shpëtuar prej ndërtesës ka dalë gjallë, me katër persona ka dalë… Edhe ai është në fshat tonin për momentin, si po e pyes diçka po nis të qajë se i ka vdekur fqinji”, përfundon ai.
Nga tërmeti prej 7,8 ballësh në Turqi deri më tani kanë humbur jetën mbi 30 mijë persona.

Të tjera
-
Haradinaj: Nëse VV-ja s’i ka votat për kandidatin e vet, atëherë ta gjejmë një më unifikues
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas dështimit të seancës për zgjedhjen e ...
-
Muharremi: Koha nuk po punon për LVV-në – sot u panë fytyrat e vërteta të Konjufcës, Muratit dhe Kusarit
Analisti dhe njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi, ka reaguar pas ...
-
Loja e Kurtit: Pasi s’i ka votat e përdor Deharin për të ndërprerë seancën, Konjufca lyp marrëveshje me partitë, Murati del kundër
Kuvendi i Kosovës as për të katërtën herë s’ka arritur të zgjedh kryetarin e ...
-
Sveçla për Albulena Haxhiun: Nuk bëjmë kompromis, kryeparlamentari i takon VV’së
Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon t’i kërkoj votat për Albulena Haxhiun si e pr...
-
Kusari: Me na zgjedh opozita kryeparlamentarin, është sikur me ua zgjedh ne nënkryetarët
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka ...
-
Tri herë s’u votua, Mimoza ende shpreson – Albulenën e quan “kryetare në ardhje”
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka ...
-
Abdixhiku: VV-së i duhet kompromis, LDK nuk i shkon as në takim
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se Vetëvendosje duhet të bëj kompro...
-
Krasniqi: Kryesuesi veproi në kundërshtim me Kushtetutën, votimi s’mund të paragjykohet nga deklarimet në media
Eksperti i zgjedhjeve nga Demokraci Plus (D+), Albert Krasniqi, ka reaguar nd...
-
Çitaku: VV e ka uzurpuar Kuvendin, ajo që ndodhi sot është shkelje e rëndë e demokracisë
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër pas ndërprerjes së seancë...
-
Murati kërkon reflektim nga opozita, e ngatërron Kuvendin me komunë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka kërkuar nga partitë opoz...
-
Krasniqi: Janë 47 emra të tjerë, Albulena Haxhiu nuk ka vota, ndërrojeni
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se janë edhe emra të tjer...
-
VV kërkon kohë shtesë, ndërpritet seanca e Kuvendit
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar kohë shtesë gjatë seancës së sotme konstituiv...