Sport

Katër yjet që duhet t’i shesë PSG-ja për shkak të regullit financiar

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 16 August 2017

Këshilltari dhe agjenti i PSG-së, Luis Fernandez, i ka sugjeruar PSG-së që të shesë sa më shpejt katër yje të mëdha të skuadrës.

Luis Fernandez është një i afërt i kahmotshëm i PSG-së, një ekip i cili ka marrë vëmendjen pas transferimit të Neymarit prej 222 milionë euro.

Por, kjo blerje ka shkaktuar destabilizim financiar te klubi francez, që tash ka prioritet largimet e shitjet para blerjeve të ardhshme.

-Advertisement-

Në mënyrë që të mos dënohet nga Fair Play Financiar, PSG duhet të shesë disa lojtarë të rëndësishëm dhe agjenti ka dhënë disa emra të cilat duhet të largohen.

Matuidi, Aurier, Ben Arfa dhe Krychowiak janë në listë për t’u shitur, në mënyrë që PSG të rikthejë stabilitetin financiar, thotë Fernandez për Cadena Ser.

Këta katër lojtarë do të sillnin mjaft të ardhura, përafërsisht 80 milionë euro që do të mjaftonin për t’i ikur një dënimi potencial.

Në këtë mënyrë, PSG do t’i shmangej shitjes së Verrattit, i cili po kërkohet nga Barcelona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera