Katër vjet burgim gjyqtares
Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 08 May 2017
Me një karrierë 24-vjeçare si gjyqtare nga Gjykata e Shkallës së Parë e së fundmi në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë, gjyqtarja e pezulluar Majlinda Andrea rrezikon 4 vjet burgim nëse shpallet fajtore nga ish-kolegët e saj.
Gjatë pretencës, prokurori deklaroi se 48-vjeçares nën akuzë për korrupsion pasiv i duhet dhënë gjithashtu edhe dënimi me 5 vjet heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike. Për të njëjtën dosje, shpallja fajtor u kërkua edhe për bashkëshortin e saj, Odhisea Andrea, i cili rrezikon dënimin me 5 vjet burg dhe gjithashtu heqje e të drejtës për tu angazhuar në detyra publike për 5 vjet.
Tre të dyshuarit e tjerë morën së bashku në total 7 vite burgim për korrupsion aktiv, pasi kanë paguar në formën e një kontrate huaje shumën e 50 mijë eurove për të përfituar një vendim gjyqësor për njohjen e 40 hektarë tokë në Butrint.
Prokurori tha se, sipas përgjimeve, rezulton se gjyqtarja e pezulluar që prej verës së vitit 2016, përmes kontakteve me kushëririn e saj Petraq Dashi, e ka informuar palën mbi fatin e dosjes, duke përshpejtuar edhe dërgimin në dhomë këshillimi.
“Unë fola me atë. U ka thënë të interesuarve Dashi dhe koha nuk pret. Nuk duan toka, duhet graso, duan të thata”. Kështu i ka përshkruar paratë në telefon i dyshuari. Rezulton, sipas provave, tha prokurori, se në kohën kur Majlinda është larguar me pushime në Greqi, Petraq Dashi kishte informacion dhe ndërkohë negocionte për shumën e kërkuar, duke e ulur nga 70 mijë në 50 mijë euro, vlerë e cila më pas iu dorëzua Odhisea Andreas. Pikërisht pas pagesës, gjyqtarja ka lënë në fuqi vendimin në favor të palës. Prokuroria kërkoi gjithashtu edhe konfiskimin e pasurisë deri në vlerën 50 mijë euro.
Kjo është pretenca e prokurorisë: Majlinda Andrea, 4 vjet burg; Odhisea Andrea, 5 vjet burg; Petraq Dashi, 4 vjet burg; Ilia Cabiri, 2 vjet burg dhe Eleni Lino, 1 vit burg, shkruan TCH.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...