Lajme

Katër tërmete të njëpasnjëshme në Turqi

Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 12 August 2023

Katër tërmete të njëpasnjëshme e kanë goditur Turqinë këtë të shtunë.

Tërmeti i parë ndodhi në orën 15:18, i cili ishte me magnitudë 4.2 shkallë të Rihterit.

-Advertisement-

Ndërsa, tërmeti i dytë u regjistrua në orën 15:53 me magnitudë 2 shkallë të Rihterit në Turqinë qëndrore, sipas Qendrës Sizmologjike.

Vetëm dy minuta më vonë, Turqia lindore u godit nga një tërmet tjetër me shkallë 2.8 të Rihterit, ndërsa vetëm katër minuta më pas u regjistrua edhe një tjetër tërmet me magnitudë 2.1 shkallë të Rihetrit.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo viktima.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera