Lajme

Katër të lënduạr një vetạksident në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 08 August 2024

Katër persona janë lënduar në një vetaksident që ka ndodhur sot në autostradë, në daljen e Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë Luljeta Mehmeti, e cila ka treguar se të lënduarit janë dërguar në emergjencë.

“Sot më datë 8 Gusht, rreth orës 13:00,  është pranuar një informatë se në autostradë- në daljen Veri në Prizren ka ndodhur një vet-aksident trafiku me lëndime. Sipas njësive në vendngjarje dyshohet se  aksidenti ka ndodhur pasi një automjet ka humbur kontrollin dhe ka goditur mbrojtësit e rrugës duke u rrokullisur. Si pasojë e aksidentit 4 persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë transportuar në emergjencën e Prizrenit. Lidhur me rastin njësia e hetimeve të autostradës është duke u marrë me rastin, sipas procedurave të parapara për trajtim të mëtejmë të rastit.”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera