Lajme

Katër të lënduar në aksidentin në Suharekë, policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 16 January 2024

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në mes të dy veturave në rrugën Shirokë – Sopi’, në Suharekë.

Gazeta Infokus ka publikuar pamje nga ky aksident derisa numrin e të lënduarve për Infokusin e ka konfirmuar zëdhënësi  policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi ka thënë tashmë kanë filluar hetimet për shkaqet e aksidentit.

-Advertisement-

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Shirok – Sopi, në Suharekë. Në aksident janë të përfshirë dy vetura me targa vendore. Nga ky aksident janë lënduar 4 persona, me rastin po merret njësia e trafikut rajonal të Prizrenit e cila është duke hetuar shkaqet e këtij rasti”, ka thënë Veseli./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera