Lajme

Katër të lënduar në aksident në Kçiq të Mitrovicës

Autori: Gazeta inFokus 18:27 | 09 December 2019

Një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Kçiq, ku si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur 4 persona të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës, shkruan gazeta inFokus.

“Rreth orës 16:30 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor fshati Kçiq. Si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime”- tha Zahiti.
“Në aksident janë përfshirë dy vetura. Shkaktar i këtij aksidenti besohet se është mosmbajtja e distancës”, ka deklaruar Zahiti./Gazeta inFokus/.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera