Lajme

Katër të burgosur ikin nga burgu përmes një tuneli 12 metra të gjatë e 50 centimetra të gjerë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 19 June 2017

Policia indoneziane është duke i kërkuar katër të burgosur të cilët janë arratisur përmes një tuneli nga burgu i “Kerokoban” i Balit.

Të burgosurit janë identifikuar si Shaun Edward Davidson nga Australia, Dimitar Nikolov nga Bullgaria, Sayed Muhammad nga India dhe Tee Kok King nga Malajzia, transmeton Express.

Governatori i burgut, Tony Nainggolan, ka thënë se besohen se të arratisurit ende ndodhen në ishull.

-Advertisement-

Burgjet në Indonezi janë duke u përballur me një fluks të madh të njerëzve të arrestuar për shkelje në lidhje me drogën, ndërsa arratisjet nga këto burgje janë të zakonshme.

Të katërtit po vuanin dënime me burg për krime të mashtrimit dhe drogës.

Besohet se ata kanë ikur përmes një vrime 50 deri në 70 centimetra të gjerë, e cila u gjet në murin e jashtëm i cili lidhet me një tunel 12 metra të gjatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera