Katër të akuzuar në lidhje me skandalin e korrupsionit në Katar në Parlamentin Evropian
Autori: Gazeta inFokus 21:40 | 11 December 2022
Katër persona janë akuzuar në lidhje me një hetim kundër korrupsionit në Parlamentin Evropian që ka shkaktuar tronditje në Bruksel.
Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Eva Kaili dhe tre të tjerë u akuzuan dhe u burgosën të dielën në Belgjikë, mes një hetimi policor për korrupsion të lidhur me Katarin.
Gjashtë persona janë arrestuar që nga e premtja në Bruksel pasi hetuesit bënë bastisje të shumta bazuar në dyshimet për pagesa “të konsiderueshme” të parave nga shteti i Gjirit për të ndikuar tek eurodeputetët.
Kaili, një eurodeputete socialiste greke dhe një nga 14 nënkryetarët në organin legjislativ evropian, u akuzua për “korrupsion”. Ajo është pezulluar nga partia e saj dhe është sanksionuar, duke u tërhequr nga detyra, si përfaqësuese e kreut të parlamentit në Lindjen e Mesme.
Zyra e prokurorisë federale belge nuk e përmendi vendin, por një burim i afërt me këtë çështje konfirmoi për AFP se ishte Katari, për të cilin kanë raportuar edhe media të tjera.
Akuzat vijnë në një kohë të ndjeshme për Katarin, pasi është nikoqir Kupën e Botës. Shtetit të Gjirit tashmë i është dashur të luftojë kundër pretendimeve rreth abuzimeve të dyshuara të të drejtave të njeriut të punëtorëve emigrantë dhe komunitetit LGBT+
Të tjera
-
SHKSHMK-ja apelon për kujdes në aktivitetet malore
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka apeluar qytetarët të kenë kuj...
-
Bill Clinton del nga spitali
Ish-presidenti Bill Clinton, doli nga një spital në Washington të martën ...
-
Kurti ua cakton prokurorëve oraret kur mund ta intervistojnë – Lokacioni: Kryeministria
Kryeministri Albin Kurti edhe njëherë ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që t...
-
Krishtlindjet katolike, uron Haradinaj: Neve vërtetë na bashkon shqiptaria
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Moscertifikimi i Listës Serbe, Kurti: Është diktat i Beogradit mbi serbët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka folur për mosceer...
-
Bedri Hamza: 25 milionë euro në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro...
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...
-
Refugjatët sirianë në Europë dhe kthimi i tyre në Siri
Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se nj...