Lifestyle

Katër stereotipet e dizajnit të enterierit që ka ardhur koha t’i harrojmë

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 16 February 2018

 

Të gjithë jemi mësuar të blejmë tavolina dhe karrige nga i njëjti koleksion.

Nëse blini një krevat, patjetër se duhet të jetë pjesë e setit të dhomës së gjumit, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Por sot është koha kur duhet t’i harrojmë këto stereotipe.

Kombinimi i kolltukut me divan
Shumë njerëz janë mësuar me idenë se mobilet duhet të blihen vetëm si set: divani dhe kolltuku duhet të jenë të njëjta.

Por, nuk është më nevoja t’i përmbaheni kësaj rregulle. Tani mund të blini kolltuk krejtësisht të ndryshëm nga divani juaj. Rëndësi ka që kolltukun ta kombinoni me diçka tjetër në dhomë.

Mobilet e dhomës së fjetjes
Nuk është më nevoja të blini një set të dhomës së gjumit. Mund të jetoni edhe pa atë set, vetëm mjafton t’i blini disa tavolina të mira.

Muret e bardha
Po, muret e shtëpisë mund të jenë të bardha pa u dukur fare si spital – përderisa nuk vendosni shumë gjëra të bardha në dhomë.

Kombinimi i tavolinës me karrige
Enterieri i kuzhinës suaj mund të duket edhe më fantastik nëse i blini tavolinën dhe karriget të koleksioneve të ndryshme.

Mos u frikësoni të eksperimentoni!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera