Katër shqiptarë në mesin e viktimave të aksidentit me trena në Greqi

Autori: Gazeta inFokus
15:57 | 04 March 2023
Katër prej viktimave të aksidentit mes dy trenave që ndodhi më 1 mars në Greqi janë shqiptarë.
Kjo u bë e ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, pas komunikimit me autoritetet greke.
“Në radhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Larisa konfirmohen deri më tani katër shtetas shqiptarë dhe me origjinë shqiptare. Ata janë: Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Joanis Xhollas, Klaudia Lato”, ka deklaruar Ministria e Jashtme.
Gjithashtu, autoritetet shqiptare bënë të ditur se po presin rezultatet e ADN-së edhe për një shtetas tjetër shqiptar që është deklaruar i zhdukur nga familjarët e tij dhe policia greke.
Nga përplasja e dy trenave kanë vdekur të paktën 57 persona dhe janë lënduar dhjetëra të tjerë. Në mesin e të lënduarve janë edhe tetë shtetas shqiptarë, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Ata po marrin trajtim të specializuar mjekësor në spitalin e Larisës në Greqi.
Qeveria shqiptare ka shpallur ditë zie kombëtare ditën e diel, më 5 mars. Për të nderuar viktimat e këtij aksidenti tragjik, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike në Shqipëri, flamujt do të ulen në gjysmështizë.
Në Greqi po vijojnë ende operacionet e shpëtimit dhe pritet identifikimi edhe i një personi tjetër.
Ky aksident, që Qeveria ia ka lënë fajin gabimit njerëzor, nxitur zemërim dhe protesta në Greqi. Ministri grek i Transportit dha dorëheqjen pas përplasjes së trenave ndërsa në vend është hapur një debat i madh mbi sigurinë në transportin hekurudhor./REL

Të tjera
-
Krasniqi: PDK-ja është e qartë – mjaft me arrogancën e pakicës që sillet si shumicë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar a...
-
Haradinaj: Nëse VV-ja s’i ka votat për kandidatin e vet, atëherë ta gjejmë një më unifikues
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas dështimit të seancës për zgjedhjen e ...
-
Muharremi: Koha nuk po punon për LVV-në – sot u panë fytyrat e vërteta të Konjufcës, Muratit dhe Kusarit
Analisti dhe njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi, ka reaguar pas ...
-
Loja e Kurtit: Pasi s’i ka votat e përdor Deharin për të ndërprerë seancën, Konjufca lyp marrëveshje me partitë, Murati del kundër
Kuvendi i Kosovës as për të katërtën herë s’ka arritur të zgjedh kryetarin e ...
-
Sveçla për Albulena Haxhiun: Nuk bëjmë kompromis, kryeparlamentari i takon VV’së
Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon t’i kërkoj votat për Albulena Haxhiun si e pr...
-
Kusari: Me na zgjedh opozita kryeparlamentarin, është sikur me ua zgjedh ne nënkryetarët
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka ...
-
Tri herë s’u votua, Mimoza ende shpreson – Albulenën e quan “kryetare në ardhje”
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka ...
-
Abdixhiku: VV-së i duhet kompromis, LDK nuk i shkon as në takim
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se Vetëvendosje duhet të bëj kompro...
-
Krasniqi: Kryesuesi veproi në kundërshtim me Kushtetutën, votimi s’mund të paragjykohet nga deklarimet në media
Eksperti i zgjedhjeve nga Demokraci Plus (D+), Albert Krasniqi, ka reaguar nd...
-
Çitaku: VV e ka uzurpuar Kuvendin, ajo që ndodhi sot është shkelje e rëndë e demokracisë
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër pas ndërprerjes së seancë...
-
Murati kërkon reflektim nga opozita, e ngatërron Kuvendin me komunë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka kërkuar nga partitë opoz...
-
Krasniqi: Janë 47 emra të tjerë, Albulena Haxhiu nuk ka vota, ndërrojeni
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se janë edhe emra të tjer...