Lifestyle

Katër shenjat që dëshmojnë se partneri vërtet ju dashuron

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 16 February 2018

Dashuria që e kemi parë në filma dhe libra romantikë na bën të mendojnë se një mashkull që vërtet e dashuron gruan e tij duhet gjithmonë t’i dhurojë asaj lule dhe aksesorë, të bëjë gjëra të çmendura për të, dhe ta shpëtojë botën (të paktën një herë).

Por kur ne nuk pranojmë shenja të tilla të dashurisë, ne zhgënjehemi dhe ndihemi se partneri jonë nuk na dashuron, transmeton Telegrafi.

A është kjo e vërtet? Apo thjeshtë meshkujt e shprehin dashurinë në mënyrë tjetër?

-Advertisement-

Epo, nëse partneri juaj nuk jua shprehë haptas dashurinë por i bën veprimet e mëposhtme, atëherë s’keni nevojë të frikësoheni!

Ai më shumë ju dëgjon sesa që flet
Shumica e meshkujve nuk refuzojnë të flasin për veten dhe arritjet e tyre. Por kjo nuk është mënyra se si funksionon një mashkull i dashuruar. Mashkulli i dashuruar ju dëgjon me vëmendje dhe ju bën pyetje sepse dashuria e vërtetë nënkupton interesim dhe komunikim.

Ia ndien për miqtë dhe familjen tuaj
Një mashkull i dashuruar gjen vend në zemrën e tij edhe për familjen dhe shoqërinë tuaj. Ai mund të mos i dojë ata, mundet edhe të mos i respektojë në disa raste, por asnjëherë nuk ju ndalon të komunikoni me ta.

Është krenar për sukseset tua dhe u tregon të gjithëve
Shumicës së meshkujve iu vjen inat kur femrat e tyre arrijnë më shumë sukses sesa ata në ndonjë sferë të caktuar. Por një mashkull i dashuruar e shijon suksesin tuaj sikur të ishte i veti, prandaj edhe është i lumtur për ju.

Jeni prioriteti i tij
Një mashkull i dashuruar gjithmonë gjen kohë për ju, dhe rrjedhimisht gjithmonë do të mbetni prioriteti i tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera