Katër shenjat e horoskopit do të shërojnë plagët e vjetra deri në fund të vitit
Autori: Gazeta inFokus 19:59 | 01 December 2023
Do t’i lënë pas të gjitha dhimbjet dhe problemet – fillon një jetë më e mirë!
Ky vit ngadalë por me siguri po përfundon dhe për disa shenja të horoskopit ky fund do të nënkuptojë në fakt një fillim të ri,
Këto katër shenja do të rikuperohen nga disa dëmtime të vjetra, ndaj do të hyjnë në vitin 2024 plot energji dhe të gatshëm për sfida të reja.
Për disa, 2023 ishte shumë i suksesshëm dhe produktiv, ndërsa të tjerët u detyruan të përballen me disa plagë nga e kaluara. Këto janë pikërisht shenjat e horoskopit që do të përdorin në fund të vitit 2023 për t’i kthyer gjërat në favor të tyre dhe për të shëruar zemrat e tyre të thyera! – transmeton Telegrafi.
Demi
Njerëzit e lindur në këtë shenjë tokësore konsiderohen të vitalë dhe të qëndrueshëm. Me afrimin e fundit të vitit, këto cilësi do të jenë shumë të dobishme për Demin, pasi do ta shtyjnë atë të fillojë një fazë të re të jetës.
Me forcën dhe këmbënguljen e tij, Demi do të arrijë të rikuperohet nga dëmtimet dhe goditjet që ka përjetuar në të kaluarën, ndaj do të hyjë me energji të re në një histori të re, më të mirë. Në çdo rast, ai do të marrë mjaftueshëm mbështetje nga mjedisi për të nisur një kapitull të ri, më të mirë.
Gaforrja
Gaforret njihen për aftësinë e tyre për të ndier shumë thellë gjithçka që u ndodh, si dhe për të ngushëlluar njerëzit që i rrethojnë. Teksa i afrohemi fundit të vitit, personat e lindur në këtë shenjë do të mund të shërojnë zemrat e tyre të plagosura me super talentet e tyre.
Falë orëve dhe orëve të vetë-analizës e guximit për t’u përballur me ngjarje të dhimbshme nga e kaluara, ato do të dalin me sukses këtë vit dhe do të gjejnë paqen e dëshiruar prej kohësh.
Peshorja
Shenja që është sinonim i harmonisë, Peshorja, dëshiron gjithmonë një ekuilibër të mirë dhe një jetë të qetë. Megjithatë, gjatë vitit 2023, “trëndafilat e saj nuk lulëzuan vërtet”, nevojat e saj parësore nuk u plotësuan. Tani, me afrimin e fundit të vitit, Peshorja ka mësuar të përballojë çekuilibrin e disa aspekteve të jetës së saj dhe në të njëjtën kohë të fokusohet në përvojat pozitive dhe marrëdhëniet që ka.
Një qëndrim i tillë i shëndetshëm mund ta ndihmojë atë të ecë përpara dhe të bëjë një hap të madh drejt rikthimit të ekuilibrit.
Akrepi
Akrepi pasionant dhe intensiv do ta përdorë këtë energji në fund të vitit për të provuar ta vendosë të kaluarën aty ku i takon. Dhe shumica e anëtarëve të kësaj shenje uji do të kenë sukses në këtë. Pas këtij hapi të rëndësishëm, Akrepat i drejtohen së ardhmes dhe përqendrojnë të gjithë energjinë e tyre në arritjen e një “të nesërme më të mirë”.
Përveç kësaj, kjo shenjë njihet për aftësinë e saj për të kuptuar thellësisht psikikën njerëzore dhe nëse keni një Akrep në mjedisin tuaj, atëherë e dini gjithashtu se ai është i palëkundur kur vendos diçka. Të gjitha këto janë karakteristika që do ta ndihmojnë atë kur të fillojë një rrugëtim të ri.
Të tjera
-
Kurti, QUINT-it: Dialogu dhe anëtarësimi në KiE nuk duhet të përzihen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i p...
-
Lavrov flet në telefon për Kosovën me Bërnabiqin, Daçiqin e Gjuriqin
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon ...
-
Menduh Thaçi për Taravarin: Po a e dini sa ka vjedhë ai?
Menduh Thaçi i PDSH-së tha se ish-kandidati për president Arben Taravari “ka ...
-
Kurti takoi sot shefin e OSBE-së në Kosovë dhe ambasadorin e Zvicrës
Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së...
-
Lladrovci për Luan Haradinajn: Luani i UÇK-së, shtigjet e lirisë i njihte cep më cep, si fletë të historisë, ai i dinte përmendësh
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe bashkëluftëtar të tjerë k...
-
Maqedonci: Evropa duhet të jetë e gatshme ndaj kërcënimeve të Rusisë
Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e P...
-
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
Paketat turistike për këtë sezon veror pritet të jenë më të shtrenjta krahasu...
-
Zhduket 30 vjeçarja nga Ferizaj – familjarët kërkojnë ndihmë, Policia në kërkim të saj
Mëngjesin e së hënës është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmi u ...
-
DASH: Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga ...
-
Ish-koloneli i policisë: Bandat serbe po e vazhdojnë strategjinë e tyre me sulmet ndaj PK-së dhe KFOR-it
Rrahman Sylejmani, ish-kolonel i Policisë së Kosovës, ka thënë se sulmet që p...
-
“Kemi bërë 4 arkivolë, nusen do e përcjellim me 3 fëmijët”, flet vëllai i Edison Arrazit: Nuk është ushtruar dhunë…
Flet Edison Arrazi, vëllai i të dyshuarit Erdgys Arrazi: Është një ngjarje sh...
-
Gërvalla: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë
Duke diskutuar rreth temës “Siguria Rajonale – Sfidë për Evropën”, bashkë me ...