Lajme

Pesë raste të dhụnës në familje për 24 orë, kaq raste vetëm në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 30 September 2024

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar për 24 orë në raportin e policisë së Kosovës.

Sipas policisë më së shumti raste pati në Gjakovë, shkruan Gazeta Infokus.

Në Prishtinë njëri burrë i familjes ka sulmuar fizikisht një burrë tjetër.

-Advertisement-

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Po ashtu një burrë është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht një grua në Junik. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”,thuhet në raport të policisë.

Ndërsa edhe në Deçan është arrestuar një burrë për shkak të dhunës psikike ndaj viktimës femër kosovare.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Një rast tjetër ka nodhur në Gjakovë, ku një grua shtetase e huaj është sulmuar nga një burrë. Sipas policisë viktima së bashku me vajzën e saj janë dërguar në shtëpinë e sigurtë.

“Është raportuar se viktima femër shtetase e Maqedonisë është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima së bashku me vajzën e saj janë dërguar në shtëpinë e sigurtë.”

Ndërkaq një rast tjetër në Gjakovë thuhet se një grua ka pasur dhunë psikike nga një femër dhe një mashkull.

“Është raportuar se viktima femër kosovare ka pasur dhunë psikike nga dy të dyshuarit, një mashkull dhe një femër kosovare të cilët janë arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”,thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.

Rasti i fundit ka ndodhur në kryeqytet ku një mashkull ka sulmuar fizikisht një mashkull tjetër, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë / 29.09.2024 – 22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera