Lajme

Edita Tahiri: Prej se e kemi këtë qeveri nuk ka ardhur asnjë njohje për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 30 September 2024

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë fushatë politike dhe jo fushatë diplomatike.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo kritikoi qeverinë për mosprurjen e asnjë njohjeje për Kosovën.

“Kreu i shtetit beri fushate politike ne Amerike dhe jo fushate diplomatike- nuk solli asnje njohje- prej se kemi kete qeveri nuk ka ardh asnje njohje per Kosoven- vednumrim i papare!”, ka shkruar Tahiri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera