Lajme

Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 13 September 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, kanë ndodhur katër raste të dhunës në familje, shkruan Gazeta Infokus.

Dy raste kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës, një në rajonin e Gjilanit dhe një në rajonin e Pejës.

Një person në Fushë Kosovë është arrestuar pasi të dielën rreth orës 12:00, kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.

-Advertisement-

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti i dytë në rajonin e Prishtinës ka ndodhur të dielën rreth orës 07:00, ku është arrestuar një person pasi që kishte tentuar të sulmojë bashkëshorten e tij.

Me vendim të prokurorit personi i dyshuar është dërguar në mbajte për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i dyshuari kishte tentuar që ta sulmoj viktimën, bashkëshorten e tij femër kosovare. Me aktvendim te prokurorit, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raport.

Rasti në rajonin e Gjilanit ka ndodhur në fshatin Viti të shtunën rreth orës 23:00, ku është arrestuar një person për shkak të një mosmarrëveshjeje verbale që ka pasur më familjarët e tij.

Me urdhër të prokurorit personi dërgohet në mbajtje.

“Është arrestuar  i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pasur me familjarët e tij, i kishte kanosur verbalishtë ata. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti në rajonin e Pejës ka ndodhur të dielën rreth orës 20:50, ku është arrestuar një person pasi që dyshohet se ka përdorur dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas Policisë i dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 0.68 promila.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 0.68 promila”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti vazhdon të hetohet./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera