Lajme

Katër persona rrihen për shkak të borxhit

Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 02 June 2018

Katër persona janë përfshirë në një rrahje në fshatin Duhël të Suharekës.

Sipas Policisë së Kosovës dyshohet që shkak të ketë qenë një borxh, shkruan GazetaFokus.

Si pasojë e rrahjes tretman mjekësor kanë marrë në spitalin rajonal Prizren, tre të dyshuar, ku më pas janë liruar.

-Advertisement-

Me vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, janë kontrolluar-bastisur shtëpitë e të dyshuarve me ç’ rast tek njëra palë është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me afat të skaduar dhe 16 fishekë 16-GA.

Pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, katër personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes./GazetaFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera