Lajme

Katër pacientë të pavaksinuar të shtrirë në spitalin e Pejës

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 11 November 2021

Katër pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në spitalin e Pejës.

Kështu është bërë e ditur nga ky spital.

Sipas këtij spitali, të 4 pacientët janë të pavaksinuar. Njëri nga ta është me oksigjenoterapi.

-Advertisement-

Nga spitali i Pejës kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë pasur 471 vizita specialistike, kanë 226 pacientë të hospitalizuar dhe gjatë kësaj kohe janë kryer mbi 4 mijë analiza.

Njoftimi i plotë:

Puna gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore:

– 471 Vizita Specialistike;

– 41 Pranime;

– 226 Pacientë aktualisht të hospitalizuar;

– 4 Lindje, 3 djem dhe 1 vajzë;

– 12 Operacione;

– 36 Hemodializa;

– Analiza: 299 pacientë që kanë bërë 4,089 analiza;

-Shërbime Radiologjike: 70 Rëntgen, 35 Ultra zëra, 14 CT-ja dhe 7 Mamografi;

– 40 procedura fizioterapie;

– 4 pacientë po trajtohen me Covid-19, të 4 pacientët janë të pa vaksinuar dhe 1 nga këta pacientë është në Oksigjeno terapi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera