Lajme

Katër pacientë të konfirmuar me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 14 December 2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në trajtim janë 4 pacientë të konfirmuar me Covid-19 dhe 32 të tjerë post-Covid, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, në QKUK nuk ka pacientë me Covid-19 pozitivë, po trajtohen 28 pacientë post-Covid, kurse në spitalet e përgjithshme 4 pacientë si Covid-19 pozitivë dhe 4 të tjerë post-Covid-19.

Prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 9 pacientë janë me oksgjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.

-Advertisement-

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Klinika Infektive, 2 pacientë post-covid

-Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid

-Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient

-Spitali i Gjakovës, 3 pacientë

-Spitali i Prizrenit, 1 pacient

-Spitali i Pejës, 2 pacientë

-Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera