Sport

Katër lojtarët me më së shumti paraqitje në histori të Serie A (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 23:21 | 28 May 2017

Francesco Totti është në mesin e katër lojtarëve me më së shumti paraqitje në histori të Serie A (619), aq sa ka edhe Gianluigi Buffon (619), por portieri i Juventusit do të luajë edhe një sezon për dallim nga legjenda e Romës.

28 Maji 2017 do të mbahet mend në histori si data e lamtumirës së një prej lojtarëve më të mëdhenj të futbollit, Francesco Totti.

Një mesfushor i pa konkurrentë, në gjendje të shënojë gola, të japë asiste, me klas të jashtëzakonshëm dhe personalitet e profesionalizëm të pashoq.

-Advertisement-

Një ndër mesfushorët më të mirë në histori të Italisë i dha lamtumirën futbollit. Legjenda romake u përshëndet me tifozët dhe klubin pas fitores 3:2 ndaj Genoas në xhiron e fundit të sezonit, ku Roma siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Ai bëri paraqitjen e 619 për Romën në Serie A ndaj Genoas, duke qenë në mesin e më të mirëve në histori të kësaj lige.

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, është lojtari që ka bërë më së shumti paraqitje në histori të Serie A (647), i cili ndiqet nga Gianluigi Buffon (619), Francesco Totti (619) dhe Javier Zanetti (615).

786 ndeshje, 307 gola, 123 asiste, 71 penalti, 58 paraqitje për Italinë, 40 vjeçar, 25 sezone, 20 trajner, 3 dekada, një klub, Mbreti i Romës, ky është Francesco Totti, lamtumirë legjendë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera