Katër lojtarët që zhgënjyen në javën e parë të Serie A
Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 21 August 2018
Serie A e filloi sezonin e ri me disa befasi me paraqitje të zbehta nga disa yje të mëdhenj.
Seria A startoi të shtunën në mbrëmje me sfidën Chievo Juventus, ndërsa debutimi i Ronaldos ishte ai që pritej me padurim nga fansat e bardhezinjve dhe jo vetëm.
Surpriza më e madhe e javës erdhi nga Reggio Emilia, ku Interi i Luciano Spallettit, përtej një merkatoje për t’u duartrokitur, u mposht sërish nga “macja e zezë” Sassuolo”, me rezultatin minimal 1-0.
Mediat italiane kanë bërë bilancet e javës së parë, që gjithsesi nuk është e plotë, pasi dy prej takimeve, Sampdoria-Fiorentina dhe Milan-Genoa janë shtyrë për shkak të tragjedisë së Gjenovës dhe ka nxjerrë në pah 4 zhgënjimet e javës, futbollistë që vijnë nga Interi dhe Lazio, prej të cilëve pritej shumë më tepër.
Mauro Icardi – Kapiteni i Interit ka qenë një makineri golash në sezonin e fundit dhe ka ditur të nxjerrë nga situata skuadrën. Mbrëmë në Reggio Emilia ndaj Sassuolos, kapiteni zikaltër u izolua totalisht dhe arriti të komunikojë shumë pak me shokët e skuadrës. Në të vetmin rast të mirë që iu paraqit, Icardi bëri më të vështirën, pasi i vetëm me portierin, goditi jashtë kuadratit, transmeton “SS”.
Dalbert Henrique – Interi pagoi rreth 25 milionë euro për ta sjellë brazilianin nga Nice në Milano verën e kaluar, por që në fillim mbrojtësi i majtë nuk bindi. Pas një sezoni të kaluar në shumicën e kohës në pankinë, Spalletti vendosi të rinovojë besimin ndaj tij, duke e aktivizuar titullar në miqësoret e verës dhe dje në sfidën ndaj Sassuolos. Gjithsesi Dalbert vijoi me pasiguritë e tij dhe jo më kot kundërshtari e organizoi tërë manovrën sulmuese nga ai krah, ku Berardi e kalonte sa herë të donte brazilianin. Në fund të 45-minutëshit të parë, të shumtë ishin zikaltrit që pyesnin veten se si mund të shpenzoheshin 25 milionë euro për një mbrojtës të tillë.
Milinkoviç-Saviç – Mesfushori serb shkëlqeu sezonin e kaluar dhe tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane, që gjithsesi nuk arritën të paguajnë shifrën që Lazio pretendoi në merkaton e verës. Gjithsesi, në ndeshjen ndaj Napolit, ashtu si edhe në Botëror me Serbinë, Milinkoviç nuk u ndrit në lartësinë e pritshmërive. Mesfushori serb mbeti brenda mediokritetit të pasimeve të thjeshta dhe nuk arriti as të depërtojë në gjysmëfushën napolitane dhe as të kërcënojë me goditje nga distanca.
Luis Alberto – Spanjolli rilindi në kryeqytetin italian sezonin e kaluar dhe ishte pikërisht merita e tij, që Immobile shënoi aq shumë gola, por edhe ai ndaj Napolit u pa larg formës më të mirë. Zero depërtime, zero numra spektakolarë dhe aspak fantazi, për një lojtar që pritet të mbajë një barrë të rëndësishme te Lazio, pas largimit të Felipe Anderson.
Të tjera
-
Në tri javë fushatë, mbi 400 mijë euro gjoba për partitë politike nga PZAP
Mbi 430 mijë euro janë gjobitur partitë politike prej se ka nisur fushata ele...
-
Tahiri i AAK-së paralajmëron: Kurti do të pësojë humbje me 9 shkurt
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri ka paralajmëruar se ...
-
AAK mban takim me biznese dhe tubim në Prishtinë
Koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët – Forumi intelektual e30 – Ideal do të mba...
-
Në Speciale vazhdon procesi në rastin `Januzi dhe të tjerët`
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë do të vazhdojë seanca gj...
-
Trump: Elon Musk nuk vendos asgjë pa miratimin tim
Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, ka deklaruar se miliarderi Elon Musk nuk ...
-
Bedri Hamza u kërkon qytetarëve të bëhen zëri i tij: Garantoni për programin tim, siguroni që e mbaj fjalën!
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
Arton Demhasaj: Mobilizimi i madh në Strellc për një Kosovë Fituese dhe anëtarësim në NATO
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Arton Demhas...
-
Mergim Lushtaku: Takimet madhështore në Qirez, Terstenik, Abri dhe Drenas vulosin fitoren e madhe të PDK-së
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Mergim Lushtaku, ka z...
-
Shahin Dervishaj: Fshati Qirez në Skenderaj, mundet 77 herë ma mirë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Der...
-
Haradinaj për sulmet e Kurtit ndaj mediave: Nuk kemi nevojë për diktator që na tregon cila është e drejta
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), Ramush Haradinaj, ka reagu...
-
Imri Ahmeti: Lipjani është bastioni i ndryshimit, së bashku me Lumir Abdixhikun do ta rikthejmë Kosovën në rrugën e drejtë
Kandidati për deputet nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahme...
-
Gjendet një raketahedhës në kufi me Serbinë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës në patrullim në zonën kufitare kanë hasur në një raketahedh...